Politike

Foltorja, Voltana Ademi: PD në krizë, kisha probleme ndaj s’mora pjesë në debat

4 Nëntor 2021, 20:49 Nga DOSJA
Foltorja, Voltana Ademi: PD në krizë, kisha probleme ndaj s’mora

TIRANË- Kryetarja e Bashkisë Shkodër është shprehur se do të garojë në zgjedhjet lokale, nëse populli e mbështet. E ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ademi ka thënë se arsyeja e vetme që nuk ka marrë pjesë në Foltoren e ngritur nga ish-kryeministri Sali Berisha, ishte se ka pasur probleme familjare. Ajo gjithashtu ka shtuar se Partia Demokratike është në krizë të rëndësishme dhe që duhet të diskutohet për të dalë nga situata.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Do të kandidoni për kryetare të Bashkisë së Shkodrës nëse presidenti shpall datën dhe e dyta, meqenëse nuk morët pjesë as në “Foltore”, mund të fitoni në Shkodër pa mbështetjen e bazës së Sali Berishës?

Voltana Ademi: Do të jem krejt e drejtpërdrejtë. Mendoj se jemi në një zallamahi të paimagjinueshme juridike, në kushtet kur ndodhen bashkitë pa kryetar, të zgjedhur më datë 30 qershor. Vendimi i GJK do të duhet të lexohet mirë nga institucionet e duhet që të presim sesi po i lexojnë institucionet, për të kuptuar nëse dhe kur do të kemi zgjedhje dhe nëse do të bëhen për gjashtë apo për 61 bashki. Si për 6, si për 61, jam kryetare bashkie sot dhe jam luftëtarë e paepur. Punoj shumë dhe besoj se nëse populli të mbështet, vlen të kandidosh. Forca politike dhe institucionet politike janë të rëndësishme. Njerëzit politikë të PD dhe populli është mbi të gjitha.

Çim Peka: Përse nuk morët pjesë në Foltoren e Sali Berishës?

Voltana Ademi: Kjo sepse kam pasur disa probleme familjare, nuk kam pasur mundësi as që të angazohem as në diskutim publik. PD ka krizë goxha të rëndësishme, që do të duhet të diskutohet. Mendoj se po vuajmë një konsensus heshtjeje brenda PD, tek niveli drejtues, por edhe gjithë anëtarësisë. Mendoj se këtë gjë po e vuajmë. Mendoj se do të duhet të zhvillonim debatet herët. Gjithmonë diskutimi duhet të jetë i mirëpritur dhe këtë gjë, PD nuk ka arritur që ta bëjë.

Çim Peka: Do ta firmosni forlumarin për mbledhjen e Kuvendit apo jo?

Voltana Ademi: Unë nuk jam anëtare aty, nuk ma kanë dërguar, por sigurisht që, nëse Kuvendi do të mblidhet, unë jam e angazhuar dhe nuk mund të bëj sikur nuk e shoh atë gjë që po ndodh e mos të jem.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike foltorja per pd voltana ademi foltorja per pd voltana ademi

Sondazh

Poll