Art&Argëtim

Tragjedi në koncertin e ABBA-s, humbin jetën dy persona, i moshuari bie nga kati i 7

4 Nëntor 2021, 18:01 Nga DOSJA
Tragjedi në koncertin e ABBA-s, humbin jetën dy persona, i moshuari

SUEDI- Grupi suedez i popit ‘Abba’ ka shtyrë me 24 orë koncertin e tyre të fundit muzikor. The Guardian shkruan se kjo gjë ndodhi pasi dy persona humbën jetën 30 minuta pas nisjes së koncertit.

Të martën mbrëma, një burrë 80-vjeçar u rrëzua kati i shtatë i sallës së koncerteve në Uppsala, në veri të Stokholmit. Teksa ra në turmën e njerëze që ishin mbledhur për koncertin, ai plagosi dhe dy persona të tjerë, nga të cilët një humbi jetën për shkak të plagëve të mëdha që kishte marrë

80-vjeçari ka vdekur në vendngjarje ndërsa 60-vjeçari, mbi të cilin ra ka ndërruar jetë më vonë në spital. Ndërkohë që ‘website’ i sallës së koncertit bëri me dije se do të ishin të mbyllur nga e mërkura deri të premten për shkak të ngjarjes.

“Të gjithë jemi të tronditur nga aksidenti tragjik dhe mendimet tona shkojnë te të ndjerit, të afërmit dhe familjet e tyre”, shkruhet në njoftim.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz abba humbin jeten 2 persona ne koncertin e abba abba humbin jeten 2 persona ne koncertin e abba

Sondazh

Poll