Art&Argëtim

“Pasuri që meriton të bëhet pjesë e UNESCO-s”, Meta mahnitet nga Hori i Arbëreshëvet

4 Nëntor 2021, 19:23 Nga DOSJA
“Pasuri që meriton të bëhet pjesë e UNESCO-s”,

SIÇILI – Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta vazhdoi vizitën e tij në Siçili teksa u ndal në Horën e Arbëreshëvet. Kreu i shtetit çmoi maksimalisht ruajtjen e vlerave kulturore shqiptare të arbëreshëve edhe pas 5 shekujsh largim nga atdheu si bashkëjetesën me komunitetin Italian.

Meta u prit nga kryebashkiaku i Siçilisë Roberto Rosetta, autoritetet lokale dhe komuniteti arbëresh i zonës. Ai theksoi se “kjo pasuri e çmuar e trashëgimisë europiane dhe botërore, meriton plotësisht të bëhet pjesë e UNESCO.”

Hora e Arbëreshëvet është komuna më e madhë e arbëreshëve të Italisë dhe bën pjesë në Siçili.

Postimi i presidentit Ilir Meta

Hora e Arbëreshëvet është një model për marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Italisë, që meritojnë të zhvillohen më tej.

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

foto galeri foto galeri

Sondazh

Poll