Art&Argëtim

“Më shkatërrove jetën”, Britney Spears fajëson nënën e saj për kujdestarinë ligjore

4 Nëntor 2021, 19:24 Nga DOSJA
“Më shkatërrove jetën”, Britney Spears fajëson

SHBA– Britney Spears ka thënë se fajëson nënën e saj për kujdestarinë që i ka kontrolluar jetën për 13 vjet. Babai i yllit, Jamie, ka qenë fytyra publike e marrëveshjes ligjore që do të thotë se ylli i popit kishte të drejta minimale në çështjet e saj personale dhe financiare. Por duke shkruar në internet, këngëtarja pretendoi se ishte ide e nënës së saj, Lynne.

“Ajo që njerëzit nuk e dinë është se nëna ime është ajo që i dha atij idenë. Nuk do më kthehen më kurrë ato vite, ajo më shkatërroi jetën fshehurazi. Ti e di saktësisht se çfarë ke bërë. Babai im nuk është aq i zgjuar sa të mendojë ndonjëherë për një kujdestari të tillë, por sonte do të buzëqesh duke ditur se kam një jetë të re përpara”, shkroi Spears në një postim tashmë të fshirë në Instagram.

Marrëveshja është një formë e kujdestarisë ligjore që jepet zakonisht për njerëzit që nuk janë në gjendje të marrin vendime për jetën e tyre, si për shembull, personat me probleme ose sëmundje të shëndetit mendor.

Britney Spears ka qenë nën kujdestarinë e të atit që nga viti 2008, kur shqetësimet për shëndetin e saj mendor e shtynë babanë e saj të kërkonte në gjykatë për autoritet ligjor mbi jetën e vajzës së tij. Pas një lufte shumë vjeçare ajo fitoi lirinë e saj pak kohë më parë.

Burimi: BBC

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz britney spears lynne spears britney spears lynne spears

Sondazh

Poll