Bota

Ironia e Ramës me Malin e Zi: Të tregojë si hyri në BE, ose të vijë tek Open Balkan

4 Nëntor 2021, 11:56 Nga DOSJA
Ironia e Ramës me Malin e Zi: Të tregojë si hyri në BE, ose

BEOGRAD– Kryeministri Edi Rama ka bërë ironi me Malin e Zi, vend që pret që vitin e ardhshëm të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Nga Beogradi ku u mbaj samiti për Ballkanin e Hapur, Rama tha se është shumë i lumtur për këtë gjë, por që i mbetet të presë vitin 2022. Dhe në këtë vit, Rama shtoi se Mali i Zi ka vetëm dy alternativa, ose të tregojë sekretin e futjes në një mënyrë kaq të shpejtë në BE ose të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur.

“Mali i Zi pret të futet në Bashkimin Evropian vitin tjetër dhe u kam thënë që po u futët ne do t’ju kemi një avokat më shumë që të na mbroni. Të shohim a do të futet apo jo, dhe uroj që të ndodhë kjo gjë. Nuk kemi informacione që është gati kjo punë, por i kemi thënë. Në vitin 2022 Mali i Zi të na tregojë ose si hyri kaq shpejt në BE, ose të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur,”- tha Rama ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR:‘Open Balkan’! Tre liderët: Pas 18 muajsh lëvizim lirshëm, të na bashkohen të tjerët

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni aleksander vucic edi rama nikola dimitrov open balkan ne beograd aleksander vucic edi rama nikola dimitrov open balkan ne beograd

Sondazh

Poll