Bota

Ballkani i Hapur, Rama: Burokracitë e kufijve i vuajnë ata që lënë fëmijët në gjumë!

4 Nëntor 2021, 11:46 Nga DOSJA
Ballkani i Hapur, Rama: Burokracitë e kufijve i vuajnë ata që

BEOGRAD– Burokracitë e transportimit të produkteve nga njëri vend në tjetrin, sipas kryeministrit Edi Rama i vuajnë të gjithë ata fermerë që ua dedikojën të gjithë kohën e tyre punës për të prodhuar sa më shumë produkte të freskëta dhe në fund përballen me orët e pritjes. Nga konferenca e përbashkët me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov në samitin e Ballkanit të Hapur, Rama tha se nuk mund të torturohet një popull i tërë për shkak se Procesi i Berlinit ka ngecur.

Duke e krahasuar me Francën e Gjermaninë, kreu i qeverisë tha se edhe vendet e BE-së e nisën nga aty ku i dhimbte më shumë popullit, nga produktet ushqimore dhe më vonë avancuan.

“Fjalia që Ballkani i Hapur është konkurrent i integrimit në Bashkimin Evropian. Jashtë politikës ka njerëz që vuajnë peshën marramendëse të kufijve, të dy, tre, katër palë të burokracive. A mundet të vihet në diskutim e drejta e tyre që të mund të punojë normalisht, jetojë normalisht sepse dikush në kolltuk e studio televizive teorizon për Ballkanin e Hapur, intëegrimin evropian dhe luftën e paqen. A mund që ata që i lënë fëmijët në gjumë, i puthin e ikin për të nxjerrë nga toka produkte të freskëta dhe kur vjen i gjen prapë në gjumë, të mohohet sepse njëri do ta izolojë popullin e tij? E përsëris që nga Konispoli, pika fundore e Shqipërisë u duhet të bëjnë rrugën e Magelanit, është më shpejt të shkosh në Australi me avion se sa në Bosnjë Hercegovinë me makinë. Kur shkon bostani në Bosnje është bërë hurmë arabie, unë e di që aty i përlqejnë, por çështja është se ata po transportojnë bostan. Kështu që ata që merren me seksin e ëngjëjve si puna e atyre priftërinjve kur po rrëzohej Kostandinopoja. Te procesi i Berlinit ka qenë të bëhet kjo e kjo, kush do t’i bëjë? Angela Merkel? apo ursula? Jo do t’i bëjmë ne. Nuk do të lëmë të ikë dhe një dekadë tjetër për të lëvizur lirisht bostanin e mandarinën. Për çfarë arsye do të torturojmë një popull të tërë? Ketu ka një hapësirë të përbashkët, nuk ka shtatë palë doganierë e policë me të njëjtat zakone. Ne gjuha na dallon, por zakonet dhe burokracitë na dallon. E fundit, për ta mbyllur, kur vjen puna për Kosovës është e thënë dhe e stërthënë që të tre vendet janë të ftuara të vijnë dhe të punojnë bashkë me në për njerëzit e tyre. çështja e mosdakortësisë ka dallime të vetat. është bindja ime që nëse të 6 vendet marrin pjesë, atmosfera do të jetë shumë më mirë për të trajtuar çështjet e tjera. Gjerania dhe Franca nuk e filluan nga fundi, por nga marrëveshjet, të qymyrit, të të rinjve, nga aty ku i dhimbte popullit pas luftës, nga buka dhe panë që ishin shumë më mirë se ç’ishin para lufte. Nuk ka kufizime për askënd. Për të folur janë të ftuar të gjithë,”- tha Rama. 

LAJM KRYESOR:‘Open Balkan’! Tre liderët: Pas 18 muajsh lëvizim lirshëm, të na bashkohen të tjerët

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora politike debati aleksandër vuçiç- walker edi rama open balkan ne beograd debati aleksandër vuçiç- walker edi rama open balkan ne beograd

Sondazh

Poll