VD-“Open Balkan”,Rama: Nga Janari kufijtë relaksohen, qumështi bëhet kos duke pritur
BEOGRAD– Që nga muaji janar kufijtë do të relaksohen dhe nuk do të kenë më burokracitë që kanë pasur deri më sot. Këtë lajm e dha kryeministri Edi Rama, i...
KOSOVË– Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në Prishtinë, zyrtaren e lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Molly Montogomery.
Zëvendës ndihmësja e sekretarit të Shtetit, Molly Montgomery në këtë takim ka theksuar marrëdhënien ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën, e veçanërisht lidhjen e fortë personale që Presidenti Biden ka me Kosovën.
Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ajo ka falënderuar kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe mbështetjen në çështjen e strehimit të qytetarëve afganë.
Kryeministri Kurti ka deklaruar se kjo ndihmë ishte obligim humanitar i Kosovës, duke shtuar se Kosova dëshiron t’i qëndrojë në krah ShBA-ve, si aleat trategjik.
Ai e falënderoi për mbështetjen e dhënë për Forcën e Sigurisë së Kosovës për pajisje dhe trajnime, si dhe shprehu vullnetin për bashkëpunim të mëtejmë. Po ashtu e njoftoi për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, ku përfshihet edhe ndarja e mbi 100 milionë eurove për ushtrinë.
Siç njofton zyra për media e kryeministrit, Kurti ka shprehur mirënjohen për vlerësimin e Presidentit Biden, që vazhdimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritja e një marrëveshjeje duhet përqendruar në njohjen reciproke.
Gjithashtu, u bisedua për situatën e mirë në menaxhimin e pandemisë COVID-19, mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit dhe administrimin e rreth 1.6 milionë dozave.
Kryeministri Kurti ka falendëruar ShBA-në për ndihmën në procesin e sigurimit të vaksinave kundër Covid-19.
Duke ritheksuar aleancën e palëkundur me ShBA-në, kryeministri shprehu përkushtimin e Qeverisë për të zgjeruar bashkëpunimin edhe më tej në fushën e edukimit, agrikulturës dhe investimeve./Express/
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
BEOGRAD– Që nga muaji janar kufijtë do të relaksohen dhe nuk do të kenë më burokracitë që kanë pasur deri më sot. Këtë lajm e dha kryeministri Edi Rama, i...
SERBI– Presidenti i Serbisë është Aleksandër Vuçiç është shprehur se bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikola Dimit...
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth 1 orë më parë në Prishtinë ku një 25-vjeçar është plagosur me thikë.Sipas njoftimit të Policisë, ngjarj...
KOSOVË– Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 14 raste dhe asnjë viktimë nga Xovid-19.Të dhënat janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë,...
AUSTRALI- Detaje të reja janë zbuluar mbi rrëmbyesin e 4-vjeçares Cleo Smith në Australi.Mediat e huaja kanë publikuar foto të 36-vjeçarit, Terenc...
BRITANI– Programi i vaksinimit në Britani për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës deri më tani ka ndaluar mijëra gra të zhvillojnë sëmundjen dhe të ...
HAGË – Ditën e sotme në Dhoma Speciale në Hagë do të vijojë gjykimi ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati...
GLASGOW – Sot është dita e katërt konferencës së Kombeve të Bashkuara për klimën në Glasgow të Skocisë.Ditën e sotme fokusi do të jetë tek energjia dhe në...
GLASGOW– Më shumë se 40 vende kanë rënë dakord të heqin dorë nga përdorimi i energjisë me qymyr, burimi më i ndotur i karburantit, në një nxitje të shpres...
GJERMANI- Organi i shëndetit publik i Gjermanisë raportoi një numër rekord të rasteve me COVID-19 të enjten.Instituti Robert Koch (RKI) tha se 33,949 raste të r...