Bota

VD-Dimitrov: Largimi i Zaev nuk na përjashton nga Ballkani i Hapur!

4 Nëntor 2021, 11:26 Nga DOSJA
VD-Dimitrov: Largimi i Zaev nuk na përjashton nga Ballkani i Hapur!

BEOGRAD– Largimi i Zoran Zaev nga posti i kryeministrit nuk e përjashton Maqedoninë e Veriut nga Open Balkan. Kështu deklaroi zëvendësi i Zaev në Beograd nga konferenca e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë Alksandër Vuçiç. Sipas Dimitrov, është shumë e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e kësaj nisme.

“Drejtpërdrejt ne e lidhim rezultatin e zgjedhjeve me qeverinë. Po flas tashmë hipotetikisht por qytetarët maqedonas duan të ecin përpara dhe të ecësh përpara nënkupton marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim rajonal. Besoj se në këtë rast, kjo do të ndodhë, do të ketë ndryshim të pushtetit, vullneti i qytetarëve është i tillë që kush do të rrijë në qeveri duhet të ecë përpara dhe të ketë një bashkëpunim të ngushtë me fqëinjët tanë. Nuk shoh asnjë rrezik për të dalë jashtë vendi im. Maqedonia e Veriut. Është me rëndësi të mbetemi pjesë e kësaj nisme për të ardhmen tonë,”- tha Dimitrov. 

LAJM KRYESOR:‘Open Balkan’! Tre liderët: Pas 18 muajsh lëvizim lirshëm, të na bashkohen të tjerët

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora politike aleksander vucic edi rama nikola dimitrov open balkan ne beograd aleksander vucic edi rama nikola dimitrov open balkan ne beograd

Sondazh

Poll