Bota

‘Ishulli nuk është vetëm’, BE krah SHBA-së për Tajvanin

4 Nëntor 2021, 15:22 Nga DOSJA
‘Ishulli nuk është vetëm’, BE krah SHBA-së

TAJVAN- Kreu i delegacionit të parë zyrtar të Parlamentit Evropian në Tajvan i tha presidentit të tij të enjten se ishulli “nuk është i vetëm” në mbrojtjen e lirive dhe demokracisë, njoftuan mediat zyrtare.

Vizita e anëtarëve të Parlamentit Evropian (PE) vjen një javë pasi presidenti, Tsai Ing-wen i tha CNN se kërcënimi nga Pekini “po rritet çdo ditë”.

“Ne erdhëm këtu me një mesazh shumë të thjeshtë dhe të qartë: Ju nuk jeni vetëm. Evropa po qëndron me ju, pranë jush, në mbrojtje të lirisë, shtetit të së drejtës”, i tha Raphael Glucksmann Tsait gjatë një takimi në zyrën presidenciale.

Ai shtoi se Tajvani është një demokraci “e gjallë, ndriçuese” dhe “një thesar që të gjithë demokratët në mbarë botën duhet ta ruajnë dhe mbrojnë”.

Delegacioni, i cili mbërriti të mërkurën, përbëhet nga shtatë anëtarë të Komitetit Special të PE për Ndërhyrjen e Jashtme në të gjitha Proceset Demokratike në Bashkimin Evropian, përfshirë dezinformimin

Parlamenti Evropian është bërë gjithnjë e më shumë bashkëpunëtor i SHBA-së në ndezjen e çështjes së Tajvanit dhe përshkallëzimin e tensioneve”, thuhet në deklaratë.

Shkëmbimi i sanksioneve bëri që PE të ngrijë në maj procesin e ratifikimit të marrëveshjes së investimeve të arritur nga BE dhe Kina dhjetorin e kaluar pas shtatë vjet negociatash.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota marredheniet kine-tajvan raphael glucksmann tsai ing-wen marredheniet kine-tajvan raphael glucksmann tsai ing-wen

Sondazh

Poll