Bota

“Si do ta bindni Kosovën?” Vuçiç: Kush do të bëhet pjesë e ‘Open Balkan”, të vijë

4 Nëntor 2021, 11:32 Nga DOSJA
“Si do ta bindni Kosovën?” Vuçiç: Kush do të

BEOGRAD– Presidenti Aleksandër Vuçiç ka lënë të kuptohet se nuk do të bëjë asnjë përpjekje për të bindur Kosovën që të jetë pjesë e nismës Open Balkan. Nga konferenca e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikola Dimitrov, Vuçiç tha se ftesa zyrtare u është dërguar vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kush dëshiron që të marrë pjesë, është i lirë.

Pjesë nga biseda: 

Pyetje: Si do ta bindni Kosovën?

Aleksandër Vuçiç: Nuk mund t’i përgjigjem të njëjtës pyetje vetëm sepse jam Presidenti i Republikës së Serbisë. Jo sepse nuk mundem as sepse kam një problem. Nuk dua as të justifikohemi para Bashkimit Evropian për asgjë, as sepse po e bëjmë. Pse duhet ta themi para çdokujt që ne kemi një nismë që mundëson që produkti të mos jetë në pritje në kufi për 24 apo 48 orë. Më lini t’ju them që nuk kemi pse justifikohemi para askujt. Dhe në fund të na thonë më pas, nuk duam për shkak të Vuçiç, jo për shkak të Ramës. është gjithmonë më e lartë të marrësh pikë politike kur mbështetesh në urrrejtjen e dikujt, imgjinoni komunikimin mes Shqipërisë….Si do të komunikimin nëse s’do të kishim kufi. Duhet të punojmë për këtë çështje, kush do të bëhet pjesë është i mirëpritur, kush nuk do, le të rrijë.

LAJM KRYESOR:‘Open Balkan’! Tre liderët: Pas 18 muajsh lëvizim lirshëm, të na bashkohen të tjerët

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni aleksander vucic edi rama nikola dimitrov open balkan ne beograd aleksander vucic edi rama nikola dimitrov open balkan ne beograd

Sondazh

Poll