Bota

“Open Balkan”/ Vuçiç: Të na bashkohen vendet e tjera, të mos rrezikojmë kurrë paqen

4 Nëntor 2021, 11:53 Nga DOSJA
“Open Balkan”/ Vuçiç: Të na bashkohen vendet e

BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u ka bërë ftesë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që tu bashkohen nismës “Ballkani i Hapur”. Nga konferenca e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe zëvëendëskryeministrin Nikola Dimitrov në samitin e “Open Balkan”, Vuçiç tha se mjafton të shohësh ndryshimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë e Serbisë për të kuptuar se kjo është nisma dhe rruga e vërtetë që do të bëjë të tejkalohen problemet.

“Qëllimi është që atdheu im të bëhet më i fortë. Steka po ngrihet gjithmonë e më lart. Këto nuk janë vetëm të tonat, nëse BE dëshiron të kthehet në një lider nuk mund të dështojë globalisht. Janë gjithnjë të mirëseardhur, sa të drejtë ka Edi për Ballkanin e Hapur. Mjafton të shohësh shqiptarët dhe serbët, kjo nismë është rruga e vërtetë për të tejkaluar problemet, në mënyrë që ne të arrijmë në përfundime të duhura dhe të mos rrezikojmë kurrë paqen,”- tha Vuçiç. 

LAJM KRYESOR:‘Open Balkan’! Tre liderët: Pas 18 muajsh lëvizim lirshëm, të na bashkohen të tjerët

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora politike aleksander vucic edi rama nikola dimitrov open balkan ne beograd aleksander vucic edi rama nikola dimitrov open balkan ne beograd

Sondazh

Poll