Bota

VD-“Open Balkan”, Vuçiç: Do ngremë një këshill zbatimi, përbërjen e zgjedhim më vonë

4 Nëntor 2021, 10:55 Nga DOSJA
VD-“Open Balkan”, Vuçiç: Do ngremë një

SERBI– Presidenti i Serbisë është Aleksandër Vuçiç është shprehur se bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikola Dimitrov kanë rënë dakort që të ngrenë një këshill zbatimi për marrëveshjet që do të firmosen në kuadër të “Open Balkan”. Ndërsa përbërjen e tij, do ta zgjedhin më vonë. Nga konferenca e përbashkët në kuadër të takimit të radhës për Ballkanin e Hapur, Vuciç tha se e gjithë kjo nuk është bërë as për të, as për Ramën e askënd tjetër, por për ekonominë e vendeve.

“Ose do t’i miratojmë sot, do të them diçka në lidhje me ato që kemi diskutuar. Ne vendosëm se, apo pamë se të gjithë njerëzit janë në favor të këtij prijekti, ajo që është dëshpëruese është fakti se ajo për të cilën ramë dakort është se nuk jemi në gjendje ta zbatojmë plotësisht, por, ramë dakort për atë që do të zbatojmë në të ardhmen. Është një nismë e jashtëzakonshme që bën dallimin. Kjo nismë nuk u nis as për Vuçin, Ramën apo Dimitrov, por për nejrëzit që jetojnë në çdo fshat të vendit tonë. Ne ramë dakort për ngritjen e një këshilli zbatimi dhe përbërjen e saktë të këtij këshilli do ta zgjedhim më vonë. Do të kemi sërish takime për ta analizuar edhe njëherë situatën. Për herë të parë folëm edhe njëherë seriozisht për transportimin e mallrave. Jam mirënjohës për ndihmën e dhënë dhe bga SHBA që na sollën njerëz dhe mjete. Puna jona është të fokusohemi. Bëmë një takim dhe me sipërmarrsisht. Qumështi pret nga e premtja deri të hënën në kufi. Ata presin deri në 30 orë në kufijtë tanë dhe kjo gjë nuk duhet të ndodhë. Kjo është arsyeja. Ne do të kemi një kontroll të plotë nga ana jonë. Ekonomia varet nga kjo nëse duam rezultate. Ramë dakort edhe për bashkëpunimin e mëtejshëm sepse njerëzit tanë për një vit apo një vit e gjysmë duhet të lëvizin pa asnjë pengesë nga Tirana në Shkup apo vend tjetër. Kjo forcon ekonomitë tona. Në këtë drejtim askush nuk po ndërhyn në asnjë të drejtë politike, po e bëjmë për sipërmarrësit tanë. Duhet të lidhim edhe ata që merren me digjitalizimin,”- tha Vuçiç ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR:‘Open Balkan’! Tre liderët: Pas 18 muajsh lëvizim lirshëm, të na bashkohen të tjerët

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora politike aleksander vucic edi rama open balkan ne beograd aleksander vucic edi rama open balkan ne beograd

Sondazh

Poll