Politike

Pas kryebashkiakëve të PD-së, edhe të zgjedhurit e PDIU letër KQZ: Lironi KZAZ-të

14 Qershor 2019, 17:47 Nga DOSJA
Pas kryebashkiakëve të PD-së, edhe të zgjedhurit e PDIU

Pas kryebashkiakëve të PD-së, edhe të ata të PDIU-së i i kanë nisur  zbatimin e dekretit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve në 30 qershor. (Lexo këtu)

Kryebashkiaku i Rrogozhinës Beqir Nuredini dhe ai i Peqinit, Saimir  Hasalla i kanë dërguar letër KQZ-së që të lirojë hapsirat, të cilat janë shndërruar në KZAZ.

Ditën e sotme kryebashkiakët opozitarë i kanë dërguar letër Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, ku edhe i kërkojnë lirimin e hapësirave që janë shndërruar në KZAZ. Bashkitë që kanë nisur zbatimin e dekretit të presidentit Ilir Meta janë ato të Kukësit, Shkodrës, Kavajës, Skraparit, Matit, Tropojës, Gjirokastrës, Dropullit, Delvinës, Devollit, Mallakastrës, Rrogozhinës, Peqinit dhe Përmetit.

Më 10 qershor, presidenti Ilir Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejojë një garë farse ku mungon opozita duke anuluar dekretin për zgjedhjet. Ndërsa ditën e djeshme, pas gati 6 orësh debat në Parlament, mazhoranca dhe opozita e re kanë miratuar me 100 vota pro rezolutën kundër aktit të presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e dekretit “per caktimin e datës së zgjedhjeve.”

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike beqir nuredini saimir hasalla shtyrja e zgjedhjeve lokale zbrazja e kzaz-ve te votimit beqir nuredini saimir hasalla shtyrja e zgjedhjeve lokale zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll