Politike

Rama e pranon: Rruga drejt 30 qershorit është komplikuar. Kundërshtarët, të pabesë

14 Qershor 2019, 16:24 Nga DOSJA
Rama e pranon: Rruga drejt 30 qershorit është komplikuar.

Kryeministri Edi Rama, ka folur ditën e sotme në takimin elektoral në PAtos të Fierit, ku prezantoi kandidaten për këtë bashki.

Por ajo që nuk u vu re në media është deklarata e tij e parë, se tashmë rruga drejt 30 qershorit është vështirësuar.

“Unë e di që juve këtu nuk ju ka sjellë vetëm fakti se në 30 qershor ne kemi zgjedhjeve vendore, por edhe fakti se rruga drejt 30 qershorit është komplikuar, për shkak të anormalitetit që kanë krijuar kundërshtarët tanë politik. Për shkak të anormalitetit që vijon prej kohësh tani më dhe që buron qoftë nga frika e tyre për tu përballur me PS-në në zgjedhje, pasi e dinë se nuk fitojnë dot, qoftë edhe nga paniku i tyre për faktin se negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian janë shumë afër”, – tha Rama.

Më tej ai i quajti kundërshtarët si të pabesë, që kanë punuar kundër negociatave.

“Çelja e negociatave për të gjithë ata që duan të kuptojnë se ku lidhet lufta hileqare dhe krejt e pabesë e kundërshtarëve tanë me vetë Shqipërinë, janë, pra negociatat, bisedime me BE dhe Shqipërisë, që çelen me dy kapituj në tryezë, që janë kapitujt e drejtësisë”, – tha ndër të tjera Kryeministri.

Kujtojmë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta, disa ditë më parë shfuqizoi dekretin e tij për zgjedhjet e 30 qershorit, duke i shtyrë ato pa afat. Nga ana tjetër, opozita shprehet se nuk bën asnjë hap pas dhe se pa largimin e Kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore, nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve.

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet e 30 qershorit edi rama zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll