Politike

Reforma në drejtësi, Rama nuk përjashton as veten: Të përgjigjet secili, sado i gjatë është

14 Qershor 2019, 16:06 Nga DOSJA
Reforma në drejtësi, Rama nuk përjashton as veten: Të

FIER- Rama iu tha qytetarëve të Patosit e askush nuk do të përjashtohet nga reforma në drejtësi, madje nuk ka përjashtuar as veten, duke thënë se:

“Duam një drejtësi që kushdo që duhet të përgjigjet sado i gjatë është dhe nuk duhet të fshihet sa i shkurtër është”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës në Patos

“Ata që kanë muaj të tërë që vënë në skenë një shfaqje të shëmtuar për ta përhapur në të gjithë Europën dhe që tregon se nuk merremi në konsideratë për anëtarësim, atëherë ju e kuptoni se pse në Shqipëri nuk është bërë asnjëherë drejtësi. Ne jemi kundërshtarët e tyre të padurueshëm pasi nga sekonda e parë kemi luftuar për ta çuar para reformën në drejtësi. Pa bërë llogari se kë do kapi reforma në drejtësisë. Pa bërë llogari sa e ulët apo e lartë do të jetë dera e burgut.Duam një drejtësi që kushdo që duhet të përgjigjet sado i gjatë është dhe nuk duhet të fshihet sa i shkurtër është. Në thelb nuk duan shtyrjen e zgjedhjeve. Duan kaos. Zgjedhjet janë pengu që duan të marrin për ta futur Shqipërinë në një rrugë pa krye”, u shpreh Rama.

Rama vijon me fushatën elektorale. Ditën e sotme kryeminstri zhvilloi një takim me qytetarët e Patosit, ku prezantoi kandidaten e PS për kryebashkiake,  Rajmonda Balilaj. Në fillim të këtij takimi Rama u prit me protesta dhe pankarta “Rama ik”nga bannorët e Patosit. Para qytetarëve të Patosit Rama i tregoi presidentit Ilir Meta rrugën për zgjidhjen e krizës politike në vend. Ai i ftoi të gjithë simpatizantët e PS të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

(a.m, k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershori edi rama ne patos reforma ne drejtesi zgjedhjet lokale 30 qershori edi rama ne patos reforma ne drejtesi zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll