Politike

Zgjidhja e krizës në vend, Rama këshillon Metën, citon Spiropalin: Qetëso Monikën…

14 Qershor 2019, 15:30 Nga DOSJA
Zgjidhja e krizës në vend, Rama këshillon Metën, citon

PATOS- Kryeministri Edi Rama nga takimi me qytetarët nga Patosi i ka treguar presidentit Ilir Meta rrugën për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Në fjalën e tij, Rama ka cituar “këshillën” që disa ditë më parë ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i dha presidentit Meta

“E keni dëgjuar që sidomos Ilir Meta i fryn konfliktit civil. Është shumë i shqetësuar saqë bëri një marrëzi saqë fshiu firmën e tij me firmën e tij. Nëse është i shqetësuar, të qetësojë Monikën dhe Berishës që të qetësojë edhe Lulin. Ça arsye kam unë të bredh gjithë Shqipërinë për të bërë këtë fushatë, dhe të dalin kaq shumë njerëz në mes të vapës kudo që shkoj unë, kur në qeveri kemi gjithë ato punë për të bërë, mbështetjen nga parlamenti i shumicës sonë e kemi të plotë, 75 % të nivelit qendror e kemi ne, atëherë ku është problemi për t’i shtyrë zgjedhjet?

Nuk kemi asnjë problem ne, por sepse do të ishte shume e përkohshme kjo zgjidhje ndërkohë që ajo që do të vinte pas do të ishte një e keqe shumë e gjatë, që do të zgjateshin gjithnjë zgjedhjet, dhe procesi do të bëhej çështje tekash partish,”-tha Rama. 

Rama vijon me fushatën elektorale. Ditën e sotme kryeminstri zhvilloi një takim me qytetarët e Patosit, ku prezantoi kandidaten e PS për kryebashkiake,  Rajmonda Balilaj. Në fillim të këtij takimi Rama u prit me protesta dhe pankarta “Rama ik”nga bannorët e Patosit. Para qytetarëve të Patosit Rama i tregoi presidentit Ilir Meta rrugën për zgjidhjen e krizës politike në vend. Ai i ftoi të gjithë simpatizantët e PS të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershori edi rama ne patos elisa spiropali ilir meta zgjedhjet lokale 30 qershori edi rama ne patos elisa spiropali ilir meta zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll