Politike

Përplasje në KQZ për zbrazjen e KZAZ-ve, kryetari Zguri: Ky nuk është qëndrimi im, njoh dekretin e presidentit

14 Qershor 2019, 17:38 Nga DOSJA
Përplasje në KQZ për zbrazjen e KZAZ-ve, kryetari Zguri: Ky nuk

TIRANË- Kreu i KQZ, i zgjedhur nga opozita, Klement Zguri është shprehur se deklarata e KQZ-së ndaj kryebashkiakëve opozitarë nuk ishte qëndrimi i tij, por i katër anëtarëve të maxhorancës.

“Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së nuk është qëndrim i kryetarit të institucionit, por i përket katër anëtarëve të mazhorancës në KQZ. Unë si kryetari i institucionit e kam bërë të qartë qëndrimin tim në mbledhjen e zhvilluar pas dekretit të Presidentit Meta. Njoh dekretin e Presidentit Meta për anulimin e  zgjedhjeve më 30 qershor”, ka thënë Zguri.

Ditën e sotme kryebashkiakët opozitarë i kanë dërguar letër Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, ku edhe i kërkojnë lirimin e hapësirave që janë shndërruar në KZAZ. Bashkitë që kanë nisur zbatimin e dekretit të presidentit Ilir Meta janë ato të Kukësit, Shkodrës, Kavajës, Skraparit, Matit, Tropojës, Gjirokastrës, Dropullit, Delvinës, Devollit, Mallakastrës, Rrogozhinës, Peqinit dhe Përmetit. Rama reagoi duke i kërkuar që të mos i pengonin zgjedhjet, ndërsa ata iu kundërpërgjigjën duke u shprehur se po zbatonin vendimin e presidentit Meta.

KQZ gjithashtu doli në një deklaratë për shtyp, ku i kërkoi kryebashkiakëve opozitarë që të mos cënonin procesin zgjedhor.

Më 10 qershor, presidenti Ilir Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejojë një garë farse ku mungon opozita duke anuluar dekretin për zgjedhjet. Ndërsa ditën e djeshme, pas gati 6 orësh debat në Parlament, mazhoranca dhe opozita e re kanë miratuar me 100 vota pro rezolutën kundër aktit të presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e dekretit “per caktimin e datës së zgjedhjeve.”

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klement zguri shtyrja e zgjedhjeve lokale zbrazja e kzaz-ve te votimit klement zguri shtyrja e zgjedhjeve lokale zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll