Politike

Zbrazja e KZAZ-ve, kryebashkiakët e PD-së i kundërpërgjigjen Ramës: Sillesh si qyfyrexhi, hallin e 30 qershorit s’ta zgji

14 Qershor 2019, 15:40 Nga DOSJA
Zbrazja e KZAZ-ve, kryebashkiakët e PD-së i kundërpërgjigjen

TIRANË– Kryebashkiakët e PD-së i janë kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama në thirrjen që ky i fundit i bëri për moszbrazjen e KZAZ-ve. 

Me anë të një reagimi në Facebook-un e PD-së, ata i kërkojnë kryeministrit Edi Rama që të mos lodhet me urdhra pa vlerë pasi përderisa nuk ekziston një datë zgjedhjesh, ato nuk do të zhvillohen.

“Zoti Kryeministër, kur Presidenti të shpallë një datë të re zgjedhjesh, atëherë gatishmëria jonë për respektimin e ligjit, do të jetë, si gjithmonë, maksimale. Hallin e datës 30 nuk ta zgjidhim dot ne!,”-shkruhet në reagimin e kryebashkiakëve. 

Postimi i plotë:

 

Ditën e sotme kryebashkiakët opozitarë i kanë dërguar letër Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, ku edhe i kërkojnë lirimin e hapësirave që janë shndërruar në KZAZ. Bashkitë që kanë nisur zbatimin e dekretit të presidentit Ilir Meta janë ato të Kukësit, Shkodrës, Kavajës, Skraparit, Matit, Tropojës, Gjirokastrës, Dropullit, Delvinës, Devollit, Mallakastrës, Rrogozhinës, Peqinit dhe Përmetit.

Më 10 qershor, presidenti Ilir Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejojë një garë farse ku mungon opozita duke anuluar dekretin për zgjedhjet. Ndërsa ditën e djeshme, pas gati 6 orësh debat në Parlament, mazhoranca dhe opozita e re kanë miratuar me 100 vota pro rezolutën kundër aktit të presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e dekretit “per caktimin e datës së zgjedhjeve.” 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kryebashkiaket opozitare zbrazja e kzaz-ve te votimit edi rama kryebashkiaket opozitare zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll