Politike

Rama sulmon sërish gazetarët: Llafazanë, mbjellin frikë çdo natë

14 Qershor 2019, 16:03 Nga DOSJA
Rama sulmon sërish gazetarët: Llafazanë, mbjellin frikë

FIER- Nga takimi me qytetarët në Patos, kryeministri Edi Rama ka vijuar me “luftën” me gazetarët, duke i akuzuar se mbjellin frikë tek populli.

Shoh që përpjekja e përditshme e tyre bashkë me qorrat që i rrethojnë dhe me llafazanët që dalin çdo natë është që të mbjellin frikë dhe të stepin popullin. Ata bërtasin sepse duan që të trembin frikën e tyre,”-tha Rama. 

Rama vijon me fushatën elektorale. Ditën e sotme kryeminstri zhvilloi një takim me qytetarët e Patosit, ku prezantoi kandidaten e PS për kryebashkiake,  Rajmonda Balilaj. Në fillim të këtij takimi Rama u prit me protesta dhe pankarta “Rama ik”nga bannorët e Patosit. Para qytetarëve të Patosit Rama i tregoi presidentit Ilir Meta rrugën për zgjidhjen e krizës politike në vend. Ai i ftoi të gjithë simpatizantët e PS të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershori edi rama ne patos zgjedhjet lokale 30 qershori edi rama ne patos zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll