Bota

Albin Kurtit iu refuzua viza amerikane? Qeveria e mohon: S’është e vërtetë!

3 Nëntor 2021, 22:37 Nga DOSJA
Albin Kurtit iu refuzua viza amerikane? Qeveria e mohon: S’është

PRISHTINË– Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit i është refuzuar viza amerikane. Portali KosovaPost raportoi sot se Kurtit nuk i është dhënë viza për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por menjëherë erdhi përgjënjeshtrimi nga ana e qeverisë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha për KALLXO.com se Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Madje tha se ai do të udhëtojë së shpejti atje.

“Nuk është e vërtetë. Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar,”– shpreh ai.

Lajmi ka bërë bujë edhe në mediat serbe, edhe pse fillimisht rasti u përgënjeshtrua nga Kryeministria.

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti kosove shba albin kurti kosove shba

Sondazh

Poll