Bota

‘Open Balkan’, kryeministri malazez: S’ka ndonjë ndryshim me ‘Proçesin e Berlinit’

3 Nëntor 2021, 20:49 Nga DOSJA
‘Open Balkan’, kryeministri malazez:  S’ka ndonjë

BEOGRAD – Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç nuk sheh asnjë ndryshim mes “Open Ballkan” dhe Procesit të Berlinit. Gjatë vizitës në Serbi, kreu i qeverisë malazeze arsyetoi se vendi i tij nuk i është bashkuar nismës së disa vendeve të Ballkanit, mes tyre dhe Shqipëria, pasi tashmë ekziston një proçes i ngjashëm që është “Proçesi i Berlinit” (projekti i BE-së për t’u zgjeruar me vendet e Ballkanit Perëndimor).

Në intervistën për agjencinë mediatike serbe “Tanjug”, kreu i qeverisë malazeze theksoi se nuk është kundër asnjë iniciative të përbashkët që siguron lëvizjen e shpejtë të qytetarëve në kufij, duke lënë ende në dyshim nëse do Mali i Zi do t’i bashkohet nismës. 

“Nuk shikoj ndonjë ndryshim të madh midis ‘Proçesit të Berlinit’ dhe ‘Ballkanit të Hapur’. I vetmi ndryshim është se te ‘Ballkani i Hapur’ do të drejtonim vetë, kurse tani udhëhiqemi nga të tjerë. Jam në favor për të patur pavarësi, por duhet të ketë institucione që kanë autoritet për të siguruar këtë gjë. Nëse këto institucione ekzistojnë brenda kornizës së Proçesit të Berlinit dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, përse do të bënim hap pas?! Unë nuk jam kundër asnjë iniciative që synon lëvizjen e shpejtë të qytetarëve në kufij”, bëri me dije kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç për “Tanjug”.

Sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Serbi në kuadër të takimit për “Ballkanin e Hapur” së bashku me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe zv/kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov. Ndërkohë që po sot në Serbi po zhvillonte një vizitë zyrtare edhe Krivokapiç, i cili u ftuar që të qëndronte edhe për darkë me politikanët e sipërpërmendur.  

LAJMI KRYESOR: ‘Open Ballkan’! Zaev mungon, nismës i bashkohet Mali i Zi, sot të gjithë për darkë

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota rajoni ballkani i hapur ballkani i hapur

Sondazh

Poll