Bota

Zgjedhjet e Kosovës, mbesa e Adem Jasharit zgjidhet në asamblenë e Skënderajt

3 Nëntor 2021, 20:12 Nga DOSJA
Zgjedhjet e Kosovës, mbesa e Adem Jasharit zgjidhet në asamblenë

PRISHTINË – Mbesa e emblemës së Luftës së Kosovës dhe UÇK-së Adem Jashari, Sala, është zgjedhur anëtare e Kuvendit Komunal të Skënderajt. Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Kosovë të 17 tetorit, 23-vjeçarja ka siguruar 375 vota për të qenë pjesë e Kuvendit Komunal në Skënderaj.

Rezultati u konfirmua sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë.

Ajo kandidoi me listën e pavarur “IDEAL”, e cila udhëhiqet nga Bekim Jashari. Në këto zgjedhje lokale, Bekim Jashari kandidoi për të fituar një tjetër mandat si kryetar i Komunës Skënderaj, por nuk ia doli.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll