Bota

Efektivitet 78% kundër COVID-it! OBSH-ja miraton shpërndarjen e vaksinës së re

3 Nëntor 2021, 19:38 Nga DOSJA
Efektivitet 78% kundër COVID-it! OBSH-ja miraton shpërndarjen e

GJENEVË – Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi ditën e sotme shpërndarjen dhe përdorimin e vaksinës indiane “COVAXIN” në mbarë botën. Selia botërore e shëndetësisë futi vaksinën e prodhuar nga kompania “Bharat Biotech” në “listën për përdorim emergjent”.

Sipas OBSH-së, efektiviteti i vaksinës “COVAXIN” konsiderohet 78% dhe shpërndarja e tij në Indi ka nisur që prej fillimit të këtij viti.

Tashmë, shtetet e interesuara për të marrë “COVAXIN” mund të përshpejtojnë aprovimin e rregullores së pajisjes me këtë vaksinë. Ky është lloji i tetë vaksinës anti-COVID19 i aprovuar për përdorim nga OBSH-ja.  Vaksinat e tjera të miratuara janë: Moderna, AstraZeneca, Sinovac, Sinopharm, Pfizer, Covishield dhe Sinopharm.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota koronavirusi obsh mbi vaksinat koronavirusi obsh mbi vaksinat

Sondazh

Poll