Bota

Sërish probleme me rrjetet sociale, përdoruesit ankohen: Nuk dërgojmë dot SMS

3 Nëntor 2021, 21:59 Nga DOSJA
Sërish probleme me rrjetet sociale, përdoruesit ankohen: Nuk

SHBA- Rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Messenger kanë rënë sërish, duke mos punuar për disa veçori. Indipendent shkruan se ndërprerja filloi rreth orës 17:30 dhe ndikon vetëm në disa veçori të aplikacioneve.

Mijëra raporte ndërprerjesh u regjistruan nga kontrolluesi i faqes së internetit DownDetector, pasi përdoruesit po ankoheshin se nuk ishin në gjendje të shikonin, dërgonin ose merrnin mesazhe direkte në Instagram.

“Gjithçka po funksionon mirë në Instagram dhe Facebook, përveç shërbimeve të tyre të mesazheve,” shkroi një përdorues.

Kjo vjen vetëm disa javë pas një ndërprerjeje të madhe për kompaninë, e cila së fundmi ndryshoi emrin në Meta. Në tetor, të tre aplikacionet ndaluan së punuari për përdoruesit për disa orë, si dhe programi i mesazheve WhatsApp në pronësi të Meta.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bien rrjetet sociale facebook instagram messenger meta bien rrjetet sociale facebook instagram messenger meta

Sondazh

Poll