Bota

Mbi 11 kg kokainë e pastër, e fshihnin në një biznes, arrestohen 6 persona në Athinë

3 Nëntor 2021, 18:27 Nga DOSJA
Mbi 11 kg kokainë e pastër, e fshihnin në një biznes,

GREQI – Gjashtë persona ranë në rrjetat e Prokurorisë së Drogës dhe Sigurimit të Atikës, Greqi, të cilët thuhet se janë anëtarë të një prej karteleve më të mëdhenj të trafikut të kokainës në Athinë.

Sipas Protothema, pas një operacioni të madh në zonën e gjerë bregdetare, policia ka lokalizuar dhe konfiskuar më shumë se 11 kilogramë kokainë të pastër. Rasti vlerësohet të jetë veçanërisht i rëndë pasi policia po përpiqet të kuptojë se si kilogramët e kokainës kanë mbërritur te grupi dhe më pas si e kanë shpërndarë mallin në strehat e elitës athinase.

Gjithçka ka nisur nga një informacion që ka mbërritur në Prokurorinë e Drogës dhe Sigurimit ku thuhej se persona të caktuar trafikonin kokainë me shumicë dhe si “mburojë” kanë një biznes të madh  në zonën  bregdetare. Analistët krijuan profilin e kreut të bandës 65-vjeçar dhe anëtarëve të tjerë për të regjistruar lëvizjet e tij dhe për të deshifruar veprimet e tyre. Në magazina iu gjetën më shumë se 11 kilogramë kokainë. Pronari i kompanisë, i cili është arrestuar, ka pretenduar nëpërmjet avokatëve Sakis Kechagioglou dhe Manolis Vamvounakis se nuk di as gjënë më të vogël pasi sipas tij aty hynin dhe dilnin shumë njerëz.

“Klienti im nuk e pranon akuzën përkatëse dhe në kontaktin e parë me të ka deklaruar se droga ndodhej në oborr. Zona e biznesit të tij  aksesohet dhe qarkullojnë çdo ditë dhjetëra persona. Pasi të kemi marrë kopje të dosjes përkatëse, ne do të kemi njëpamje të plotë të akuzave kundër tij dhe provat përkatëse, nëse ka ndonjë”, tha avokati Sakis Kechagioglou.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni 11 kg kokaine ne greqi greqi kokaina ne greqi policia kap koakinen ne greqi 11 kg kokaine ne greqi greqi kokaina ne greqi policia kap koakinen ne greqi

Sondazh

Poll