Bota

Tuqia dhe “Mesdheu Lindor 2021”, stërvitjet monitorohen nga 11 vëzhgues të huaj

3 Nëntor 2021, 19:23 Nga DOSJA
Tuqia dhe “Mesdheu Lindor 2021”, stërvitjet monitorohen nga 11

TURQI – Ditën e martë kanë nisur stërvitjet “Mesdheu Lindor 2021” të cilat organizohen nga Turqia dhe nga Komanda e Forcave Detare Turke.

Sipas Turkic, nënkoloneli turk Cüneyt Talayman tha se stërvitja do të kryhet midis datave 1 deri në 12 nëntor në Mesdheun Lindor,  për të testuar ndihmën humanitare dhe metodat e reagimit ndaj fatkeqësive natyrore, me pjesëmarrjen e një force shumëkombëshe, të përbashkët dhe organizatave publike dhe civile.

Rreth 35 anije dhe 5000 trupa personeli nga 10 vende po marrin pjesë në stërvitje. Talayman theksoi se në kuadër të stërvitjes, synohet të vëzhgohet gatishmëria e Task Forcës Detare Turke, e cila është planifikuar të marrë përsipër një detyrë të rëndësishme dhe të respektuar siç është Komanda e Komponentit Detar në kuadër të Forcave të Reagimit të NATO-s (NRF) në 2023 dhe 2028.

“Si elemente kombëtare ka 26 anije, avionë patrullimi detar, helikopterë detarë, mjete ajrore pa pilot, njësi këmbësorie detare amfibe dhe ekipe detyrash të sulmit dhe mbrojtjes nënujore nga Komanda e Forcave Detare, helikopterë sulmi dhe qëllimi të përgjithshëm nga Komanda e Forcave Tokësore, Ajrore Taktike.  Janë gjithashtu pjesë avionët F-16, aeroplanët e paralajmërimit dhe kontrollit ajror (HIK) dhe avionët e transportit, ekipet e kërkimit dhe shpëtimit nga Komanda e Përgjithshme e Xhandarmërisë, anijet e rojes bregdetare dhe helikopterët e kërkim-shpëtimit nga Komanda e Rojës Bregdetare, “tha Talayman. .

Stërvitjet do të monitorohen nga 11 vëzhgues nga Bahreini, Iraku, Jordania, Libia, Nigeria, Pakistani, Omani dhe Ukraina po marrin pjesë në stërvitje.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota "mesdheu lindor 2021" komanda e forcave detare turke tensionet turqi greqi turqia "mesdheu lindor 2021" komanda e forcave detare turke tensionet turqi greqi turqia

Sondazh

Poll