Bota

Gjyqi në Hagë/Hashim Thaçit i largohet një nga avokatët mbrojtës

3 Nëntor 2021, 16:54 Nga DOSJA
Gjyqi në Hagë/Hashim Thaçit i largohet një nga

HAGË – Avokati Samuel Blom-Cooper, një nga pesë avokatët që përbëjnë mbrojtjen e tij në Hagë, është tërhequr nga pozicioni dh nuk do të jetë më avokat i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai është larguar nga ekipi mbrojtës i Thaçit, më 28 tetor të këtij vitit.

Avokati kryesor i Thaçit, Gregory Keohe, ka bërë të ditur se ndërprerja e kontratës së Bloom Cooper nuk do të ketë efekte të kundërta në interesat e Thaçit.

“Më 28 tetor 2021, avokati z. Gregory Kehoe, informoi Zyrën e Mbrojtjes se z. Blom-Cooper i ka pushuar shërbimet si bashkë-avokat i z. Thaçi. Në bazë të nenit 18(6) të Direktivës për avokatin, avokati informoi më tej Zyrën e Mbrojtjes se ndërprerja e kontratës së z. Blom-Cooper do të realizohej pa efekt të kundërt në interesat e z. Thaçi dhe kohëzgjatjen e procedures”, ka thënë ai.

Keohe në shkresën e tij gjithashtu ka informuar se ai vazhdon të ndihmohet nga katër bashkë-avokatë të tjerë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora gjyqi ne hagendaj hashim thacit hashim thaci hashim thaci ne hage thaçi në hagë gjyqi ne hagendaj hashim thacit hashim thaci hashim thaci ne hage thaçi në hagë

Sondazh

Poll