Bota

Dikur njeriu më i shëndoshë në botë/Mori mbidozë pasi filloi të shtonte sërish peshë

3 Nëntor 2021, 17:04 Nga DOSJA
Dikur njeriu më i shëndoshë në botë/Mori mbidozë

MBRETËRI E BASHKUAR – Paul Mason, 61 vjeç, nga Ipswich, në Mbretërinë e Bashkuar, i njohur edhe si Ish-njeriu më i shëndoshë në botë ka treguar se si kaloi në mbidozë pasi mori 127 kg pasi u nda nga e dashura e tij. Ai kishte treguar më parë se hante 40 çokollata në ditë para se të dobësohej.

Sipas Daily Mail, Paul Mason, arriti një peshë prej 500 kg, më të madhen që kishte arritur ndonjëherë përpara se të binte në 130 kg pasi gjeti dashurinë dhe bëri një operacion bypass gastrik në 2010. Por kur marrëdhënia e tij me amerikanen Rebecca Mountain u prish, ai u kthye nga SHBA në Mbretërinë e Bashkuar  dhe filloi të grumbullonte sërish kilogramë. Dhe pasi pesha e tij u kthye në 250 kg gjashtë muaj më parë, Paul u përpoq t’i jepte fund jetës nga dëshpërimi.

Askush nuk po më dëgjonte, asgjë nuk po ndodhte, unë po shihja veten duke u rrëshqitur në ditët e këqija që kisha kaluar më parë, kështu që ajo që bëra ishte një thirrje për ndihmë. Kur kalon në depresion ti fillon të mos mendosh qartë”, tha ai.

Paul zbuloi se ai mori një “grusht” të barnave të tij me recetë, përpara se të pendohej menjëherë dhe të telefononte një ambulancë. Megjithatë ashensori në ndërtesën e tij ishte i prishur dhe për shkak të madhësisë së tij duhej të thirreshin dy makina zjarrfikëse përpara se tetë burra ta zbrisnin atë poshtë. Paul u detyrua të kalonte dy javë në spital përpara se të shërohej plotësisht.

‘Isha shumë keq. Thjesht kisha shumë nevojë për ndihmë dhe ishte mënyra e vetme që mund të mendoja për ta marrë atë ndihmë’, tha ai.

Paul tani është i përqendruar në rikuperimin përmes terapisë dhe zotohet ta kalojë këtë situatë.

Historia e Paul ishte e njohur për mediat pasi kohë më parë ai tregoi se një spital kishte planifikuar ta digjte në një thertore të krijuar për kafshët nëse ai vdiste, sepse nuk do të kishin qenë në gjendje të përballonin madhësinë e tij trupore. Paul kishte treguar më parë se ai konsumonte 40 çokollata në ditë çka bënte që dhëmbët ë tij të shkërmoqeshin të gjithë.

(m.k/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota kuriozitete mbretëri e bashkuar njeriu me i shendoshe ne bote obeziteti paul mason mbretëri e bashkuar njeriu me i shendoshe ne bote obeziteti paul mason

Sondazh

Poll