Politike

Restorant “mondan”! Vuçiç ndan pamje nga darka me Ramën: Pimë verëra serbe!

3 Nëntor 2021, 20:27 Nga DOSJA
Restorant “mondan”! Vuçiç ndan pamje nga darka me

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka ndarë pamje nga darka që u ka ofruar Kryeministrit Edi Rama si dhe zëvendëskryeministrit maqedonas Nikolla Dimitrov. Vuçiç shkruan se së bashku me kryeministren Ana Brnabiç u kanë ofruar mysafirëve verëra serbë, të cilat mund të krahasohen me verërat franceze. Ai shkruan se miqësia e tyre është një miqësi për të ardhmen e të gjitha rajonit.

“Një mbrëmje e mrekullueshme në restorant me miq nga rajoni. Unë dhe Ana Brnabić u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe dhe guxuam t’i krahasonim me verëra shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit,” shkruan Vuçiç.

Mesa duket presidenti serb nuk është kursyer por e ka dërguar Ramën në një nga restorantet më në zë. Ndërtesa historike e fillimit të shekullit është një kryevepër e arkitekturës së përzier barok dhe Art Nouveaux. Ndërsa në krye të kuzhinës është David Simunic, pasi u kthye nga eksperienca e marrë në Itali dhe Greqi. 

LAJMI KRYESOR: ‘Open Ballkan’! Zaev mungon, nismës i bashkohet Mali i Zi, sot të gjithë për darkë

(I.A;k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aleksander vucic ana brnabic edi rama nikolla dimitrov open balkan ne beograd aleksander vucic ana brnabic edi rama nikolla dimitrov open balkan ne beograd

Sondazh

Poll