Aktualitet

Aksion në Vlorë! Policia aksion në lagjen “Partizani”, 4 të arrestuar (DETAJE)

3 Nëntor 2021, 19:56 Nga DOSJA
Aksion në Vlorë! Policia aksion në lagjen

VLORË- Aksion për kapjen e personave të shpallur në kërkim në Vlorë! 4 persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Vlorës, pasi gjatë kontrolleve në lagjen ‘Partizani’, u kanë gjetur armë zjarri pa leje.

Operacioni i nisur në zonë ka nisur për prangosjen e personave të shpallur në kërkim, por deri më tani nuk dihen detaje të tjera lidhur me të prangosurit, as identiteti i tyre. Përveç të prangosurve, mësohet se po ashtu janë shoqëruar 6 persona.

Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Policia e Vlorës. Pritet që nesër Policia të dalë në një deklaratë për mediat për të dhënë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksion ne vlorë vlore aksion ne vlorë vlore

Sondazh

Poll