Aktualitet

Riorganizimi! Rama dhe ministrat me më pak vartës, ja vendimi që u mor sot

3 Nëntor 2021, 16:57 Nga DOSJA
Riorganizimi! Rama dhe ministrat me më pak vartës, ja vendimi që

TIRANË – Këshilli i Ministrave vendosi sot gjatë mbledhjes së radhës për pakësimin e numrit të punonjësve në disa prej institucioneve të pushtetit qendror si dhe për rishpërndarjen e fondeve për këtë pushtet. Në këtë mënyrë, numri i punonjësve në Kryeministri dhe Njësisë Speciale Anti-Korrupsion dhe Evazion do të shkurtohet, ndërsa rritet numri i të punësuarëve në Ministrinë e Drejtësisë.

Për sa i përket shpërndarjes së fondeve për institucionet e pushtetit qendror, u vendos që të shkurtohet fondi për Kryeministrinë me vlerën 13.808.365, pjesë e cila do t’i shtohet Ministrisë së Drejtësisë.

V E N D I M  PËR

RISHPËRNDARJEN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ORGANIKË DHE TË FONDEVE BUXHETORE NË NJËSITË E QEVERISJES QENDRORE, PËR VITIN 2021

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 12 e 17, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

                                                                                                                 K R Y E M I N I S T R I

                                                                                                                         EDI RAMA
(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kryeministria ministria e drejtesise kryeministria ministria e drejtesise

Sondazh

Poll