Aktualitet

Shoqata e të Përmbyturve protestë nesër: Kërkojmë dëmshpërblim për tokat tona

3 Nëntor 2021, 18:27 Nga DOSJA
Shoqata e të Përmbyturve protestë nesër: Kërkojmë

KUKËS- Shoqata e Tokave te Permbytura do të organziojë një protestë paqësore në Kukës, për shkak të përmbytjes së tokave nga Liqeni i Fierzës. Përfaqësuesi i Shoqatës së Tokave të Përmbytura, Afrim Cenaj teksa i bëri thirrje çdo personi që i është përmbytur toka të bashkohet në protestë, tha se ajo do të jetë paqësore dhe në konform më ligjin. Ai tha se në këtë protestë nuk ka lidhje politika dhe se e vetmja gjë që duan është prona e tyre.

“Që të mblidhen të gjithë të përmbyturit për pronat tona pasi kemi shumë arsye. E dyta jemi të pamundshëm të paguajmë energjinë elektrike. E treta të gjithë janë pasanikë me pronat e gjyshit, ne pse mos ta marrin pronën e gjyshit. pastaj sa mirë po legalizon ky shtet, pse nuk shpronëson, këto janë gjana që shteti do t’i kishte parasysh kështu qeë unë i bëj thirrje çdo të përmbyturi të vijë të marrë pronën e vetë, të kërkojë të drejtën e vetë dhe të mos pretendojë se kryetar ai e nënkryetar ky. Hajde kush do të vijë në vendin tim në vendin e kryetarit, vetëm të marrin pronën tonë dhe nuk ka lidhje politika këtu, ne duhet të punojmë bashkë. Dikush do thotë se as Berisha nuk e ka dhënë, por ai të paktën është përpjek, ky fare nuk përpiqet. Kështu që ne duam pronën tonë. Pronën tonë dum ne, nuk duam gjë tjetër. Do të mblidhemi bashkë, nuk jemi arrogantë të bëjmë gjana jashtë ligjit, konform ligjit, ashtu siç po legalizon ashtu vazhdo shpronësimet,” tha Cenaj

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet afrim cenaj proteste ne kukes shoqata e tokave te permbytura afrim cenaj proteste ne kukes shoqata e tokave te permbytura

Sondazh

Poll