Aktualitet

Caktohet data, më 18 nëntor hidhet shorti për ndarjen e apartamenteve në Lezhë

3 Nëntor 2021, 18:56 Nga DOSJA
Caktohet data, më 18 nëntor hidhet shorti për ndarjen e

LEZHË– Bashkia e Lezhës do të hedhë shortin për ndarjen e shtëpive të rindërtuara pas tërmetit. Më 18 nëntor do të hidhet në Bashkinë e Lezhës, shorti i parë për përfituesit e apartamenteve të banimit, të cilët do të zgjidhen në mënyrë rastësore.

Njoftimi i Bashkisë Lezhë

Hedhjen e shortit publik, për përfituesit, me qëllim akomodimin në njësite e banimit në objektët e reja të rindertuara në Lagjen “Besélidhja”, rruga “Lissus”, në datën 18.11.2021, ora 10:00, në ambientet e Salles së Këshillit te Bashkisë Lezhë, Pallati i Kultures, Kati i Dyte, Sheshi “Gjergj Kastrioti”.

Shorti konsiston në përzgjedhjen rastësore nga ana e përfituesve të miratuar me Vendim të Keshillit Bashkiak sipas llojit të banesës përkatëse takuese.

Ky njoftim bashkë me listen e përfituesve të miratua me Vendim të Këshillit Bashkiak do të publikohet në ambjentet e Bashkisë Lezhë, faqen zytare të Bashkisë (linku me poshte)dhe mediat audiovizive.

Lajmi për ndarjen me short u bë me dije nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj, gjatë një konference për shtyp.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e lezhës lezhe rindërtimi bashkia e lezhës lezhe rindërtimi

Sondazh

Poll