Aktualitet

U shkarkua nga KPK-ja 2 vite më parë! Prokurori i Tiranës kthehet në detyrë

3 Nëntor 2021, 18:56 Nga DOSJA
U shkarkua nga KPK-ja 2 vite më parë! Prokurori i Tiranës kthehet

TIRANË – Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ktheu në detyrë pas dy vitesh prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani. Trupi gjykues rrëzoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK)  të datës 11 tetor 2019. Tashmë, Tavani rikthehet në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tavani ishte kandidat për prokuror në Strukturën e Posaçme të Anti Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, por nuk arriti ta kalonte vetingun për shkak të mosplotësimit të kriterit të pasurisë dhe atij profesional në 2019.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.2/2020, datë 09.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.11.2021.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kpa kpk kpa kpk

Sondazh

Poll