Aktualitet

I pandehur për dosjen ‘Gërdeci’, Fatmir Mediu: Sulm politik, jam gjykuar njëherë!

3 Nëntor 2021, 16:33 Nga DOSJA
I pandehur për dosjen ‘Gërdeci’, Fatmir Mediu: Sulm

TIRANË– Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka thyer heshtjen lidhur me rihapjen e çështjes së dosjes “Gërdeci”, menjëherë pas vendimit të Apelit të GJKKO. Në një konferencë për mediat, kreu i Partisë Republikane, tha se kërkesa e Prokurorisë së Posaçme dhe vendimin e Apelit të GJKKO, ishin akte në kundërshtim me Kushtetutën.

Gjatë fjalës së tij, Mediu, nën cilësinë e të pandehurit, theksoi se nuk ka patur lidhje direkte apo indirekte me ata që kanë zhvilluar biznesin e demontimit të armëve në Gërdec. Por si ministër ka zbatuar vetëm vendimin e Këshillit të Ministrave të marrë asokohe. Madje ish-ministri ka shtuar se vetë ka kërkuar heqjen e imunitetit të tij, duke u shprehur se vite më parë Prokuroria e kishte hetuar dhe përgjuar atë dhe familjen e tij. Por nuk ndal këtu! Sipas Fatmir Mediut, SPAK por edhe GJKKO po keqinterpretojnë faktet, duke hedhur akuza se një gjë e tillë po bëhet me synimin për të manipuluar opinionin publik dhe për ta nxjerrë atë si përgjegjës për tragjedinë.

Ndërsa avokati i tij Ardian Visha ngre dyshime lidhur me ‘prapaskena’ për marrjen e vendimit për rihapjen e dosjes. Këtë version e ka mbështetur edhe vetë Mediu, i cili nuk e përjashton se i gjithë procesi i nisur ndaj tij të jetë në të vertetë me prapaskena politike. Ndërsa avokati Visha tha se asnjë provë e dorëzuar nga ai nuk është marrë parasysh dhe nuk është vlerësuar nga Prokuroria.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Dosja Gërdeci, avokati i Mediut: Vendimi i SPAK është antiligjor

Sulme nga brenda apo…kush po e lufton? Fatmir Mediu: Ka para, mbrapa, mbi dhé

‘S’ka pasur gjyq’/ Avokati mbron Mediun: Pse procedurën kush e bëri, pastruesja?

Rihapja e dosjes “Gërdeci”, Fatmir Mediu: Sulm politik! Jam hetuar e përgjuar 360°

SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë. Apeli i GJKKO vendosi hapjen e çështjes duke marrë të pandehur ish-ministrin. Ndërkohë Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm duke pretenduar se vendimi i Apelit është antikushtetues. Sipas avokatëve të tij, ky vendim cënon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ardian visha dosja gerdeci fatmir mediu ardian visha dosja gerdeci fatmir mediu

Sondazh

Poll