Aktualitet

“Lëvizte me makinë për të ruajtur”/ Arrestohet shqiptari në Itali për prostitucion

3 Nëntor 2021, 18:48 Nga DOSJA
“Lëvizte me makinë për të ruajtur”/ Arrestohet

BOLZANO– Një 41-vjeçar shqiptar në Itali u arrestua pasi dyshohet se është i përfshirë në prostitucion. Në zonën e Bolzanos në Itali, Policia italiane ka shtuar kontrollet në disa pjesë të saj, ku dyshohet se ushtrohet ky aktivitet kriminal.

Burri ishte vënë re duke bërë kalime në zonën e Via Siemens, por efektivët e ndoqën nga pas kur po largohej me makinën e tij pasi kishte lënë në vendin e “punës” një grua.

Gjatë kontrolloit të mjetit, shqiptarit iu gjetën 7000 euro cash që vijnë nga aktiviteti kriminal. Sipas mediave italiane, 41-vjeçari shqiptar ishte vendosur për të ruajtur zonën në mënyrë që të mos ketë incidente.

Marrë nga altoadige.it

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll