Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Dosja Gërdeci, avokati i Mediut: Vendimi i SPAK është antiligjor
3 Nëntor 2021, 16:10Nga DOSJA
TIRANË- Avokati mbrojtës i ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Mediu, Ardian Visha e ka konsideruar antiligjore dhe antikushtetuese vendimin e SPAK për të hapur hetimet e Gërdecit. Gjatë konferencës së sotme, Visha tha se kjo është e ngjizor nga avokati i një prej familjeve të viktimave, ndërkohë që shtoi se ky rast është mungesë e objektivizmit dhe humanizmit në këtë çështje.
Fjala e Vishës:
E gjitha është ngjizur në një periudhë që përkon para zgjedhjeve, nga avokatët e familjarëve të një prej viktimave. Janë një sërë koincidencash të një subjektiviteti ekstrem të një instuticioni që duhet të veprojë me një logjikë të ftohtë. SPAK konsideroi si risi kërkesën e familjarëve për hapjen e hetimeve. Deklarata e prokurorit për hapjen e hetimeve është gati ilegare pasi nuk pati asnjë komunikim me mediat. Kërkesa e SPAK ishte antikushtetuese dhe jo e ligjshme. Çdo akt që pason kërkesën e SPAK duhet të jetë i pavlerë. Ka deklarata mediatike nga titullari i SPAK dhe ne do t’i shkojmë deri në fund. Kjo lloj drejtësie dhe qëndrim subjektiv i shprehur më bëjnë të besoj që kjo lloj drejtësie nuk është drejtësi e parashikuar në shinat legale. Ne do të përballemi me çdo formë që do të marrë kjo çështje. Ky rast është domethënëse për mungesën e objektivizmit dhe humanizmit për këtë çështje. Vendimi i apelit të SPAK nga ana tjetër është i pashembullt, Një pjesë e prokurorëve janë halicunantë. Mjafton të shikoni aktet e tyre. Verdiktet e tyre janë turp, sepse nuk kanë nivel arsyetimi. Ai është një vendim që ka kontradikta mbi mënyrën si është themeluar. Asnjë provë e dërguar prej nesh nuk ka vlerësimin minimal prej gjyqtares. Veprimi i prokurorisë është ilegal dhe duhet treguar para opinionit publik Dimensionet e karakterit ligjor që nuk rroken për tu shpjeguar dhe vlerësuar janë të shumëfishta, kryesori është fakti që mbi këtë kauzë ka një vendim të Gjykatës më të lartë I cili nuk mund të hidhet poshtë. Nuk mundet një vendim I Gjykatës së Lartë të prishet nga gjyqësori.
BEOGRAD– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sapo ka mbërritur pasditen e sotme në Beograd, ku edhe do të zhvillohet takimi i radhës për “Open Ballkan”. M...
TIRANË– Të qeshurat janë shoqëruar me debate në mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kërkesa e deputetit të PS-së...
TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu nuk e ka përjashtuar një prapaskenë politike për procesin gjyqësor të nisur ndaj tij për çështjen e G...
TIRANË– Mbledhja e sotme e Këshillit të Legjislacionit, ka përfunduar me largimin e opozitës nga tryeza e diskutimit dhe me debate pasi nuk u gjet da...
TIRANË– Opozita ka braktisur sallën e mbledhjes për Këshillin për Legjislacionin. Pas debateve në mbledhje përsa i përket kalendarit të punës dhe mos...
TIRANË– Kreu i Partisë Republikane dhe deputeti Fatmir Mediu ka deklaruar se nuk mund të flitet për Kushtetutën sikur të ishte ‘mall’ i deputetëve.I ...
TIRANË– Partia Demorkatike ka propozuar sërish që nisma nismës kushtetuese për vetingun e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë e propozuar nga Paetia ...
TIRANË– Videoja e mëposhtme tregon debatin e plotë mes anëtarëve të Opozitës dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. Sekretari i Përgjithshëm i Pa...