Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË– Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka dalë në një konferencë për shtyp për të bërë reagimin e tij të parë lidhur me rihapjen e çështjes së shpërthimit në Gërdec. Para mediave në një konferencë për shtyp, ish-ministri i Mbrojtjes u shpreh se deri më tani kishte heshtur në respekt të viktimave të shpërthimit, por shtoi se e gjitha ishte sulm politik ndaj tij, pasi ishte hetuar vite më parë. Në fjalën e tij, Mediu u shpreh se menjëherë pas ngjarjes së rëndë dha dorëheqjen nga posti duke votuar edhe vetë për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë hetimeve. Sipas tij, ai dhe familjarët e tij janë hetuar dhe përgjuar nga Prokuroria, e se procesi ishte ezauruar.
Fjala e Mediut:
Jam për të prezantuar qëndrimin tim në lidhje me veprimet e Prokurorisë së Pocaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK dhe me vendimin të Gjykatës së Posaçme të Apelit sipas të cilave edhe një herë synohet gjykimi im në lidhje me tragjedin e Gërdecit. Që në krye të herës dua të them si kerkesa e SPAK për të rihapur këtë çështje drejtuar Gjykatës së Lartë po ashtu dhe vendimi i Gjykatës së Apelit janë akte juridike në kundërshtim të plotë me Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale, vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë, Kushtetutën e Shqipërisë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese si dhe vendimet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e Njeriut. Si të tilla këto akte kompromentojnë rëndë profesionalizmin dhe pavarësinë e këtyre institucioneve dhe nuk sjellin asnjë dobi për drejtësinë apo për interesin publik. Përkundrazi krijojnë precedentë shumë të rrezikshëm për liritë dhe të drejtat e njeriut, kur cënojnë rëendë dhe dukshëm disa prej parime të rëndësishme për një proces të rregullt ligjor. Kundërshtimi im ligjor i këtyre akteve dhe vendimin të SPAK dhe Gjykatës së Posaçme të Apelit nuk lidhet aspak e theksoi me ndonjë qëllim tim për të refuzuar drejtësibërjen po me bindjen së këto shkelje vetëm bërjen e drejtësisë nuk kanë qëllim. Paligjshmëria në gjykimin tim nuk prodhon asnjëherë drejtësi por të kundërtën. Propaganda manipulative dhe qëllim-keqe si dhe interesat e disa grupeve politike të mbështetura nga grupet mediatike të caktuara nëpërmjet fabrikimit, publikimit të lajmeve të rreme dhe keqintepretimit të fakteve kanë synuar të krijonë perceptimin se Ministri i Mbrojtjes, është ai përgjegjës për atë ngjarje dhe se i është shmangur drejtësi-bërjes gjatë këtyre viteve. Nuk kam reaguar kundrejt sulmeve të ulta të përbaltjes vetëm në respekt të dhimbjes dhe vuajtjes të atyre që e pësuan rëndë në atë tragjedi, por kështu duket se i është krijuar terren çdo intriganti dhe spekulanti që të dezinformojë dhe përbaltë. Janë fakte të pakundërshtueshme dhe të provuara me dokumenta që nuk kam pasur asnjë lidhje direkte apo indirekte unë apo familjarët e mi me ata që kanë zhvilluar biznesin e demontimit në Gërdec. Urdhrat e Ministrit për zhvillimin e procesit të demontimit janë bazë dhe për zbatim të vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe legjislsacionit në tërëzi. Nuk ka asnjë nxitje apo shtysë apo presion nga ana e Ministrit për të miratuar bazën juridike të zhvillimit të këtoj procesi. Të gjitha aktet kanë qenë pjesë e konsultimit të plotë dhe të gjërë me të gjitha nivelet e strukturave civile dhe ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes. Nuk është prezantuar pranë ministrit asnjë shqetësim në lidhje me mënyrën se si zhvillohej veprimtaria e demontimit në Gërdec dhe në mënyrë të posaçme mbi sigurinë teknike të këtij procesi.
Kam dhënë dorëheqjen si Ministër dy ditë pas ngjarjes duke e parë vetën përgjegjës moral dhe politik si asaj ngjarje të rëndë. Por aspak i fajshëm si shkaktar i pasojave. Akti im i dorëheqjes ishte gjithashtu shprehje e dhimbjes së thellë për jetët e humbura në atë tragjedi. Nuk jam shmangur hetimit dhe gjykimit të kësaj çështje, kam kërkuar që në fillim dhe votuar heqjen e imunitetit dhe jam vendosur në dispocicion të hetimit pa asnjë rezervë, menjëherë. Prokuroria e Përgjithshme e kohës ka bërë për mua dghe familjarët e mi një hetim 360 gradë si asnjë politikan tjetër apo funksionar tjetër publik duke kqyrur cdo llogari bankare apo dokument që lidhej me mua apo me familjarët e mi, duke pyetur çdo person që kishte lidhje me mua brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke përgjuar telefonin dhe jo vetëm. Pra nuk është e vërtetë që për këtë cështje nuk ka pasur hetim si për mua apo dhe për të tjerë, apo se kjo çështje nuk është gjykuar. Për këtë çështje ka pasur hetim dhe ka vendime gjyqësore sipas të cilave janë deklaruar fajtor dhe disa të tjerë kanë fituar pafajësi. në vitin 2009 mbrojtësit e mi ligjor i kanë kërkuar Gjtakës së Lartë dhe dua ta theksoi që edghe pse se kisha fituar imunitetin, të vazhdojë me hetimin e çështjes, por nuk kamë kërkuar mosvazhdimin e gjykimit sikur se dezinformojnë dhe manipulojnë disa. Për këtë do t’iu kërkojë të lexoni vendimin përkatës të Gjykatës së Lartë atë pjesë ku theksohet dhe pse përfaqësuesit e Fatmir Mediut duan të vazhdojnë gjykimin dhe nuk i njohin vetës imunitet, imuniteti nuk është vendim personal por e drejtë kushtetuese e Kuvendit prandaj kërtkesa për vendim gjykimi nuk mund të konsiderohet. Jam pjesëmarrës në katër procese të tjera gjyqësore të Gjtkatës së Lartë gjatë periudhës 2009-2012 të nxitura dhe të iniciuara kundër meje për qëllime meskine nga grupe të cilat kanë kanë abuzuar dhe përdorur dhimbjen e familjarëve dhe viktimave. Ajo çfarë SPAK sot kërkon dhe Gjtkata e Posaçme e Apelit ka vendosur janë çështje të shqyrtuara nga prokuroria e Përgjithshme në vitin 2014 dhe përsëri nga Gjykata dhe Prokuroria e Tiranës në vitin 2018. Në dy rastet Prokuroritë përkatëse kanë refuzuar rihapjen e kësaj çështje dhe në 2018-ën Gjtkata e Tiranës ka lënë në vendimin e Prokurorisë në fuqi.
LAJMI KRYESOR: I pandehur për dosjen ‘Gërdeci’, Fatmir Mediu: Sulm politik, jam gjykuar njëherë!
(I.A;k.m.dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Ishte prekur nga pandemia e koronavirusit, ndërron jetë një fëmijë 3 vjeç e gjysmë tek QSUT. Deri më tani, Syri.net raporton se fëmijë...
TIRANË- Partia Socialiste ka depozituar sot në mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit kërkesën për informacion nga dy institucione. Përf...
TIRANË– 3 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 24 orët e fundit ka ndërruar jet...
TIRANË– Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka rrëzuar kërkesën e Ilir Beqjas, i cili kërkonte rrëzimin e vendimit të Gjykatës Ku...
TIRANË– Një efektiv i policisë rrugore në sektorin e qarkullimit rrugor në Mat ka denoncuar një kërcënim që i është bërë familjes së tij mbremjen e 2...
TIRANË– Komisioni për Ekonominë dhe Financat dhe Komisioni i Lijgeve janë mbledhur sot ku është diskutuar në lidhje me buxhetin e vitit 2022, i cili ...
TIRANË– Policia e Shtetit ka publikuar një njoftim zyrtar lidhur me denoncimin e bërë në media nga efektivi i Policisë Rrugore, Ilir Pica i cili dekl...
TIRANË– Oltion Rrumbullaku është liruar nga detyra si zëvendësministër i Arsimit. Vendimi është amrrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Minist...
KRUJË– Tre zyrtarë janë marrë nën hetim pas helmimit nga uji që bëri që mbi 600 persona të shtroheshin në spitalin e Krujës. Mësohet se Prokuroria e ...
BEOGRAD- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar sot se ftesa për t’iu bashkuar nismës “Ballkani i Hapur” është e hapur për të gjithë. B...