Art&Argëtim

‘Sofra Dardane’, Festivali Kombëtar që bëri bashkë artistët e trevave shqiptare në Tropojë

14 Qershor 2019, 16:28 Nga DOSJA
‘Sofra Dardane’, Festivali Kombëtar që bëri

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar krijuar si një hartë unike që përfaqëson identitetin tonë kombëtarë, duke organizuar Festivalin Kombëtar të përvitshëm ‘Sofra Dardane’ në edicionin e 17-të, në promovimin e vlerave kulturore dhe traditat e vendit tonë.

Kjo hartë nuk do të kishte kuptim pa gjeografinë e zhvillimit të këtyre aktiviteteve, të cilat ashtu si i ka pohuar më herët kryetari i Unionit, Azgan Haklaj, po prekin dhe eksplorojnë çdo pëllëmbë të tokës shqiptare nga Mali i Zi, Kosova Maqedonia, Shqipëria deri në Konispol.

Ky event u organizua në qytetin e Tropojës dhe bëri bashkë artistë nga trevat shqiptare, nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria. Artistë të vegjël e të mëdhenj u bashkuan në ditën dedikuar kulturës e traditës shqiptare.

Artistja, Lili Gjindodaj për Dosja.al tregoi se kjo është një nga eksperiencat e veçanta dhe e rëndësishme për brezat e ardhshëm, për të kuptuar dhe mësuar vlerat e rëndësishme kulturore të traditave shqiptare.

Ajo u nderua nga kryetari i Unionit, Azgan Haklaj për bashkëpunimin e frytshëm dhe pjesëmarrjen në Festivalin Kombëtar ‘Sofra Dardane’ në edicionin e 17-të.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture sofra dardane unioni artistik i kombit shqiptar sofra dardane unioni artistik i kombit shqiptar

Sondazh

Poll