Art&Argëtim

Menjëherë pas lirimit të Stresit, Kejsi publikon foton: Faleminderit Zot(Foto)

14 Qershor 2019, 12:12 Nga DOSJA
Menjëherë pas lirimit të Stresit, Kejsi publikon foton:

Këngëtari i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është liruar sot nga Gjykata e Tiranës. Vendimi është marrë sot në një seancë të zhvilluar pa praninë e mediave dhe mësohet se togat e zeza kanë pranaur kërkesën e këngëtarit për lirim.

Menjëherë pa këtij lajmi bashkëshortja e tij, Kejsi ka reaguar në Instagram, ku ka postuar dy foto. Në njërën prej tyre shfaqet Stresi i qeshur dhe tek tjetra Kejsi shkruan:

“Faleminderit Zot”– shkruan ajo në foto e lumtur nga lajmi.

Në përfundim të seancës Stresi ka fituar lirinë e tij me kush. Ai prej muajit tetor kur u bë dhe arrestimi ka vuajtur paraburgimin në burgun e Fushë-Krujës.

Stresi ra në prangat e Policisë në 17 tetor të vitit të kaluar, teksa ai ishte në një hotel në Linzë. Sipas uniformave blu ai ishte në shoqërinë e një femre, identiteti i të cilës nuk u bë publik kurrë. Në ato kohë u hodhën dyshime se ai mund të kishte tradhtuar dhe të dashurën e tij Kejsi, por këto zëra u shuan nga vet partnerja e tij. Policia në njoftimin e asaj kohe bënte me dije se arrestimi erdhi pasi emri dhe zëri i Stresit kishte dal në disa përgjime të grupit të “Bajrave”.

L.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arkimed lushaj kejsi reagon pas lirimit lirohet reperi stresi arkimed lushaj kejsi reagon pas lirimit lirohet reperi stresi

Sondazh

Poll