Art&Argëtim

Po i përlot të gjithë! Letra e fundit që ‘Salome’ shkroi për të bijën: Të gjithë kthehemi në pluhur yjesh

14 Qershor 2019, 14:43 Nga DOSJA
Po i përlot të gjithë! Letra e fundit që

Edith Gonzales, aktorja mjaft e njohur për të gjithë botën ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 54-vjeçare.

Ajo ishte diagnostikuar prej disa vitesh nga kanceri ovurian, ose siç njihet ndryshe kanceri i qafës së mitrës dhe gjendja e saj së fundmi ishte përkeqësuar ndjeshëm.

Por ajo që po bën xhiron e rrjetit një ditë pas vdekjes së yllit të njohur për rolin e saj në “Salome”, është një letër që aktorja shkroi për të bijën në ditëlindjen e saj të 14, e fundit që festuan së bashku .

Krahas një fotoje ku Constanza shihet në bregun e detit, Edith shkruan fjalët më të ndjera për të bijë dhe për jetën që e pret atë.

Aktorja i shpjegon të bijës se jeta ëhstë e vështirë, por është shumë e bukur. Ajo e këshillon të bijën të kujdeset pasi e presin ditë të vështira dhe se në fund të gjithë kthehen në pluhur yjesh.

Letra e plotë

Një ditë lajmërove për ardhjen tënde, duke dominuar trupin tim dhe duke e transformuar atë. Pa ndjenja false ndjeva rritjen tënde. Ardhja jote ishte e fortë, delikate, e shumëpritur, e bukur.

Kur ti dole nga barku im më bëre të lumtur, më bëre nënë. Të mbajta në krahët e mi, ti je qenia që zgjoi thellësisht ndjenjat e mëmësisë tek unë. Pak nga pak më mësove se prindërit mund të jenë një guidë për fëmijën në detin e gjerë që është jeta.

Ky det që kaq shumë e do dhe në të cilën të është dashur të përballesh me dallgë të ka bërë t’ja dalësh mbanë dhe të bëhesh akoma më e zgjuar. 

Jo e dashur, jeta nuk është e thjeshtë por është e bukur. Ti ke një zemër të madhe, inteligjencë dhe shpirt bujar. Jam aq e plotësuar me ty, aq krenare kur shikoj si rritesh dhe kthehesh në guximtare dhe krijon një identitet tëndin të adhurueshëm, të gjallë, të fortë dhe të përkushtuar.

Costanza, Constanza ime, vogëlushja ime, e dlira ime, qielli im, zemra ime, gjithçka e imja. Gjithçka është e jotja  kur vendos të rritesh si dallgët, të dominosh horizontin, të sfidosh pushtetin e ujit, për të realizuar të gjitha dëshirat e tua.

Je vajza ime e bukur, di të të them vetëm faleminderit që më dhe mundësinë të jem nëna jote, të shikoj ëndrrat e tua dhe të shikoj tek ty mrekullinë e jetës. Gjithmonë do të jemi të kapura përdore, pasi në fund të gjithë kthehemi në pluhur yjesh.

Gëzuar ditëlindjen! Të dua vogëlushe.

E bija e këngëtares do të mbushë 15 vjeç këtë vit, por fatkeqëisht do ta festojë pa nënën e saj në krahë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz constanza edith gonzales letra e fundit e aktores letra qe po perlot boten salome constanza edith gonzales letra e fundit e aktores letra qe po perlot boten salome

Sondazh

Poll