Art&Argëtim

Veshur me të zeza dhe me paterica, Neymar shoqërohet në komisariat (VIDEO)

14 Qershor 2019, 10:44 Nga DOSJA
Veshur me të zeza dhe me paterica, Neymar shoqërohet në

BRAZIL–  I veshur me një kostum në ngjyrë të zezë dhe me paterica, Neymar është paraqitur pranë gjykatës për t’u përballur me akuzat për përdhunimin ndaj një vajze në një hotel në Paris. Policia braziliane ka marrë në pyetje futbollistin lidhur me akuzat e rënda.

I shoqëruar nga forcat e policisë, futbollisti më i paguar në botë u dërgua në stacionin e policisë në Sao Paulo ku siguria ishte ngritur për ardhjen e tij të parashikuar.

Sulmuesi u paraqit me paterica pas plagosjes së kyçit të djathtë në një ndeshje javën e kaluar që e detyroi atë të dalë nga turneu në Amerikën e Jugut.

Gjatë një interviste me televizionin SBT këtë javë, Najila Trindade vajza që ka ngritur akuzat për përdhunim tha: “Policia është blerë”.

Çështja e shëmtuar ka dominuar titujt në Brazil, duke prishur atmosferën festive përpara ndeshjes së premtes midis Selecao dhe Bolivisë.

Më shumë se 60% e brazilianëve besojnë se Neymar është i pafajshëm, sipas një sondazhi të fundit prej 2.071 brazilianëve javën e kaluar.

Burimi: France24

(R.L/Dosja/al)

(

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz brazil futbollist neymar perdhunim brazil futbollist neymar perdhunim

Sondazh

Poll