Art&Argëtim

Mashtroi për të darkuar me Putin, dënohet me burg dhe gjobë aktorja Ornella Muti

14 Qershor 2019, 14:07 Nga DOSJA
Mashtroi për të darkuar me Putin, dënohet me burg dhe gjobë

ITALI– Ikona e kinematorgrafisë italiane po përballet me një situatë mjaft të vështirë në jetën e saj. Ornella Muti, 64-vjeç është dënuar me 6 muaj burg dhe një gjobë prej 500 euro për tentativë mashtrimi të rremë nga Gjykata Supreme.

Aktorja po dënohet disa vite pasi u shtir si e sëmurë për të mos marrë pjesë në një shfaqej teatri në Verdi të Pordenone-s, për të cilën kishte marrë një pagesë prej 24 mijë eurosh. Muti paraqiti një raport-mjekësor ku shkruhej se ajo vuante nga laring-trakeiti akut me ethe, kollë dhe i sugjeroj një pushim 5-ditor.

Gjithë këtë e bëri vetëm që të ulej të darkonte në një tavolinë me liderin rus Vladimir Putin dhe aktorin e njohur amerikan Kevin Costner, në vitin 2010, shkruan BBC.

Por fotot e publikuara nga darka e bamirësisë nxorrën zbuluar aktoren përkrah kryeministrit Putin dhe yllit të Hollivudit.

Ornella Muti mund të shpëtojë nga burgu vetëm nëse vendos t’i paguajë 30 mijë dollarë teatrit Verdi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz denohet ornella muti ornella muti vladimir putin denohet ornella muti ornella muti vladimir putin

Sondazh

Poll