Art&Argëtim

Me një femër misterioze në hotel, si u arrestua reperi Stresi në Linzë, iu gjet armë dhe drogë (VD)

14 Qershor 2019, 11:00 Nga DOSJA
Me një femër misterioze në hotel, si u arrestua reperi Stresi

TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është lënë i lirë 8 muaj pasi është arrestuar. Arkimedi, djali i ish-truprojës së ish-kryeministrit Sali Berisha, Sali Lushajt ka lënë qelinë për t’u kthyer pranë bashkëshortes dhe familjes së tij.

Por si u arrestua Stresi?

Arkimed Lushaj u arrestua në një hotel në Linzë në periferi të Tiranës më 17 tetor të vitit 2018. Reperi u 31-vjeçar u arrestua pas një hetimi disa mujor dhe u akuzua se sihte pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike dhe krimeve kundër personit’.

Në dhomën ku arrestua Arkimed Lushaj, sipas njoftimit të policisë së atëhershëm u gjet një sasi e vogël kokaine, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Bashkë me reperin, u bë e ditur se u në polici u shoqërua edhe një vazjë 20-vjeçare me inicialet P.Ç..

Identiteti i vajzës mbeti mister. Reperi deklaroi më vonë se 20-vjeçarja ishte një fasne rastësore që i kishte kërkuar atij që të bënin foto dhe kishte hyrë në dhomën e tij të hotelit pak minuta para se të mbërrinte policia.

Gjatë gjithë kohës që ka qenë në burg, reperi ka pasur mbështetjen e gruas së tij Keisi Lushaj e cila herë pas herë ka udhëtuar nga Kanada për ta takuar gjysmën e saj.

Ajo ka publikuar herë pas here foto të ndryshme në rrjetet sociale, ku tregonte dashurinë e saj për reperin, pavarësisht se ky i fundit ndodhej pas hekurave.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arkimed lushaj arrestimi i stresit keisi lushaj lirohet reperi stresi sali lushaj arkimed lushaj arrestimi i stresit keisi lushaj lirohet reperi stresi sali lushaj

Sondazh

Poll