Politike

Kim takon Ballën dhe Rushajn, ambasadorja: Trajtoni njëri-tjetrin me respekt

3 Nëntor 2021, 12:12 Nga DOSJA
Kim takon Ballën dhe Rushajn, ambasadorja: Trajtoni njëri-tjetrin me

TIRANË– Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me krerët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Alfred Rushajn dhe të Partisë Socialiste Taulant Balla. Pas takimit, Kim ka ndarë një mesazh në rrjetin social ‘Twitter’. Ajo këshillon dy palët që të trajtojnë njëri-tjetrin më me respekt, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, si dhe të ngrihen mbi partishmërinë nëse është e mundur.

POSTIMI:

Faleminderit kryetarëve të grupeve parlamentare Taulant Balla dhe Alfred Rushaj për takimin e sotëm për të ndarë pikëpamjet mbi prioritetet e tyre legjislative përkatëse. Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur.

Ky takim vjen përpara mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit, ku pritet të diskutohet lidhur me ndryshimet kushtetuese sa i përket zgjatjes së mandatit të Vettingut dhe reformën zgjedhore.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike alfred rushaj taulant balla yuri kim alfred rushaj taulant balla yuri kim

Sondazh

Poll