Aktualitet

Sherri tek “Fan Noli”, policia: S’është identifikuar autori, të plagosur janë dy

3 Nëntor 2021, 13:26 Nga DOSJA
Sherri tek “Fan Noli”, policia: S’është identifikuar

TIRANË– Personi që plagosi shoferin e furgonit dhe drejtuesin e motorit mesditën e sotme pranë shkollës “Fan Noli”, nuk është identifikuar ende. Përmes njoftimit zyrtar, Policia e Tiranës bën me dije se të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa autori vijon të jetë i lirë.

Njoftimi zyrtar: Rreth orës 13:35, në rrugën “Qemal Stafa”, dyshohet se për shkak të bllokimit të rrugës, një shtetas ende i paidentifikuar qe qarkullonte me nje automjet ka goditur dyshohet me mjet prerës shtetasit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç(drejtues mjeti te furgonit te shkolles) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Dosja.al raportoi sherrin e ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare pas bllokimit të rrugës drejtuesin e furgonit që transportonte nxënësit e shkollës dhe një tjetër person me motor. Shoferi i një mjeti luksoz ka kërkuar që t’i lironin rrugën, por pas kundërshtimit të tyre, ka nxjerrë thikën dhe i ka qëlluar, duke i lënë të plagosur.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje me thike tek fan noli plagosje ne tirane shkolla fan noli plagosje me thike tek fan noli plagosje ne tirane shkolla fan noli

Sondazh

Poll