Aktualitet

U pengua teksa ecte me biçikletë, gropa në rrugë i mori jetën shqiptarit në Angli

3 Nëntor 2021, 13:53 Nga DOSJA
U pengua teksa ecte me biçikletë, gropa në rrugë i mori

ANGLI– Një i ri shqiptar ka humbur jetën pasi u rrëzua me biçikletën e tij, për shkak të një grope në rrugë. Algert Lleshi vdiq në spital pas goditjes që pësoi në kokë. Gjykata në Maidstone, në Angli tha se gropa e thellë në rrugë ishte arsyeja e përplasjes së 22-vjeçarit në Beaver Road. Një dëshmitar okular i tha gjykatës në një deklaratë me shkrim se Lleshi papritmas u rrotullua bashkë me biçikletën e tij, duke u përmbysur. Shtatë minuta më vonë, dy shoferë dhe një infermiere jashtë detyrës ndaluan për ta ndihmuar. Kur mbërritën policia dhe urgjenca ai ishte ende i vetëdijshëm.

Edhe pse Lleshi ishte në gjendje të qëndronte në këmbë të hynte në makinën e ambulancës, ai vazhdimisht u ankua për dhimbje në kokë dhe kërkoi qetësues. Më pas ai ra pa ndjenja. 22-vjeçari u transferua në spitalin William Harvey, ku u zbulua se kishte një dëmtim traumatik të trurit të shkaktuar nga aksidenti. Gjendja e tij u përkeqësua dhe ai u transferua në një tjetër spital për një operacion urgjent. Tragjikisht, pavarësisht se operacioni ishte i suksesshëm, Lleshi nuk u zgjua kurrë dhe u shpall i vdekur tre ditë pas aksidentit. Ndihmës mjekja ligjore Katrina Hepburn tha se ishte e mundur që i riu me origjinë shqiptare të mos e kishte parë gropën e thellë në rrugë, gjë që rezultoi fatale.

Burimi: Kent

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me biciklete algert lleshi britani e madhe vdes shqiptari ne angli aksident me biciklete algert lleshi britani e madhe vdes shqiptari ne angli

Sondazh

Poll