Aktualitet

Komisioni/Ankesat e opozitës për mungesë mësusesish, Kushi: Përgjysmim tarifash

3 Nëntor 2021, 09:32 Nga DOSJA
Komisioni/Ankesat e opozitës për mungesë mësusesish, Kushi:

TIRANË– Ditën e sotme në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik janë diskutuar pagat e pedagogëve, universiteti i Elbasanit dhe vaksinimi i studenëve si dhe lehtësirat që ministrja Evis Kushi paraqiti ditën e sotme. Ministrja debatoi me deputetin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçin i cili kishte rezerva për universitin e Elbasanit, që sipas tij nuk ka pasur asnjë financim. Kushi iu drejtua duke i thënë se e gjithë deklarata që ai tha ishte propagandë.

Një tjetër propozim i ngritur nga Boçi ishte dhe falja e tarifave të studentëve në mënyrë që ti stimulonte ata për vaksinimin. Luçiano Boçi vuri theksin tek mungesa e financimit për degën e mësuesisë në Universitetin e Elbasanit. Ai theksoi se arsimimi ka humbur në Elbasan, Shkodër dhe në Gjirokastër, për shkak të mungesës së paketave financiare. Boçi i shtroi pyetjen ministres se Arsimit, se cilat janë paketat financiare për të shpëtuar arsimin e lartë.

Ndërsa kryetari i Komisionit, Agron Gjekmarkaj u shpreh se Shqipëria ka tarifa tepër të larta për studentët në krahasim me mundësitë ekonomike të vendit, si dhe paga shumë të ulëta për pedagogët, të cilët detyrohen të bëjnë nga 2-3 punë për të blerë libra apo për të udhëtuar për seminare akademike.

Ministrja u shpreh se tarifat e studentëve janë përgjysmuar, ndërkohë që u shpreh se paga e pedagogëve është në dorën e vetë universiteteve me ligjin e ri që i jep autonomi Arsimit të Lartë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Duhet të bëjnë 3 punë’/ Komisioni, Gjekmarkaj: Rrogat e pedagogëve janë të vogla

Kushi: Nuk kemi mësues me pesa! Zhupa: Harruat që keni kryeparlamentaren

Boçi: Degët e mësuesisë po zhduken! Pas 10 vitesh do të kemi krizë

‘Ty të është mbyllur universiteti jot’/ Deklarata e Boçit, Kushi: Si flet kështu

Boçi i propozon Kushit: Falja e tarifave studentore do ishte stimul për vaksinimin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike evis kushi komisioni i edukimit 3 nentor 2021 evis kushi komisioni i edukimit 3 nentor 2021

Sondazh

Poll