Aktualitet

I vuri flakën makinës në parkim, arrestohet i riu në Kukës

3 Nëntor 2021, 11:29 Nga DOSJA
I vuri flakën makinës në parkim, arrestohet i riu në

KUKËS– Policia e Kukësit ka arrestuar një 25-vjeçar, banues në fshatin Vilë, pasi i vuri flakën një makine të parkuar pranë një banese. I riu me iniciale O.D. ishte shpallur më herët në kërkim. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës i caktoi atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë, policia po punon për kapjen e personave të tjerë të shapllur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Kukës/ Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim. Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim O. D., 25 vjeç, banues në fshatin Vilë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, më datë 01.09.2021, në fshatin Bushtricë, dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, i ka djegur automjetin shtetasit V. Gj., të cilin e kishte parkuar afër banesës. Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 25 vjecari ne kukes policia kukes shkaterrim i prones me zjarr arrestohet 25 vjecari ne kukes policia kukes shkaterrim i prones me zjarr

Sondazh

Poll