Aktualitet

Nxori në pritë shokun e tij, dënohet me 21 vite burg Mikel Alia

3 Nëntor 2021, 09:00 Nga DOSJA
Nxori në pritë shokun e tij, dënohet me 21 vite burg Mikel Alia

LEZHË– Mikel (Gjovalin) Alia është dënuar nga Gjykata e Lezhës me 21 vite e 4 muaj burg. Ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes, pasi me 2 tetor të vitit 2019-të nxori në pritë shokun e tij të fëmijerisë Eri Zefi për ta ekzekutuar. 42-vjeçari u shpall fajtor për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armbajtje pa leje”.

Trupa gjykuese dha dënimin maksimal për Mikel Gjovalin Alinë me 32-vite burg, dy vite më shumë seç kishte kërkuar prokuroria, por duke qenë se përfitoj nga gjykimi i shkurtuar iu ul 1 e 3 e dënimit.

Referuar dosjes hetimore, 42-vjeçari, i cili ishte edhe miku i fëmijërisë së Zefit, e ka nxjerrë në pritë, gjë që është provuar përmes pamjeve filmike dhe bisedave telefonike.

34-vjeçari Eri Zefi u gjet i vdekur në një kanal në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës. Hetimet zbuluan se se krimi erdhi si pasojë e hakmarrjes, pasi vëllai i viktimës Eri Zefi, Ndue Zefi vrau mëngjesin e 24 shkurtit në qytetin e Durrësit, fqinjin e tij, Martin Ndreca. Ky i fundit i kishte ofenduar njerëzit e familjes.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet mikel alia eri zefi arrestohet mikel alia eri zefi

Sondazh

Poll